Rikthehen reshjet e dëborës në vend. Temperaturat janë ulur ndjeshëm në të gjithë Shqipërinë, ndërsa reshje të shumta bore ka pasur në veri të vendit si në Dibër, kryesisht në zonat malore, por edhe në Juglindje. Edhe Korça është mbuluar nga bora.
Ndërkohë, edhe Dajti është zbardhur i tëri, ndërsa reshjet e borës kanë nisur edhe në kryeqytet.