Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

10 vite në burg për një poezi, rrëfimi i Visar Zhitit pasi njohu dosjen e persekutimit

7 vjet ago
in Kultura, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
10 vite në burg për një poezi, rrëfimi i Visar Zhitit pasi njohu dosjen e persekutimit

Visar Zhiti ka folur prej kohësh për dosjen e tij, burgologjinë, apo poezinë. Ishte vetëm 27 vjeç kur u dënua për një poezi. Dhe debati i denoncimit të poetëve nga poetët u rikthye pasi Drejtori i Institutit të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa botoi emrat e autorëve të ekspertizës ndaj Zhitit. Njëri prej tyre poeti dhe ish-redaktori Pandeli Koçi. Visar Zhiti sot bën apel për katarsis dhe tregon ç’do të thotë të dënohesh 10 vjet për një poezi.

“Është shumë e çuditshme dhe pabesueshme. Madje është bërë e pabesueshme dhe për ne. Ishte një diktaturë e egër. Më e egra në të gjithë pernadorinë komuniste. Diktatura donte të zotëronte me gjithçka. Materialisht. Njeriun e kishte zhveshur nga prona, ng apasuria, nga identiteti njerëzor dhe poezinë e donte për vete. Madje edhe një nga filozofët më të mëdhenj të shekullit të XX Umberto Eco thotë që diktaturat poezinë e duan për veten e tyre, nuk duan që poeti t’ua kushtojë gjërave lirike. Si psh trëndafilave. Dhe me citon edhe mua për librin tim “Rapsodia e jetës së trëndafilave”. Në këtë kohë diktatura i sulmonte intelektualët e poezinë, nëpërmjet intelektualëve dhe atyre që e lexonin, që e dinin, që e bënin poezinë. Në këtë drejtim do të thoja që ka qenë shumë e rëndë. Është e nevojshme për Katharsis. Të na bashkojë poezia, jo të na ndajë”, shprehet Visar Zhiti. Përgjigjen publike të Pandeli Koçit, se atij i është falsifikuar firma, Zhiti e komenton kështu: “Ne jetojmë në një pseudokohë, ku ka edhe pseudonjerëz, ku është falsifikuar shumëçka. Në këtë drejtim do shumë kujdes, do dhe dhimbje për ta parë specialisti. Së pari, dosja ime më jepet në hetuesi për ta parë, dosja hetimore. Pastaj në vitet e mëpasshme kam mundur ta shoh, tani dhe e kam. Mund t’ju a le kur të doni ta shikoni”.

Aty në Spaç ai e gjeti forcën që të krijojë edhe në kushtet e mungesës së lirisë: “Poezia siç e thashë pak më parë ka aftësinë të bashkojë, dhe kur je në burg, duke menduar për të, ndihesh jashtë saj”.

Nuk mund të ketë jetë pa poezi. Poezia e jetës. Nuk është vetëm ajo që shkruhet, është dhe ajo që jetohet.
Dhe sërish ai i rikthehet poezisë sepse së shpejti një libër i ri me krijime të tij do të jetë mes shqiptarëve në Bukuresht: “Unë do shkoj të promovoj një libër mes shqiptarëve në Rumani. Më ka dalë një libër me poezi të reja atje, falë studiuesit, kritikut dhe përkthyesit Luan Topçiu”.

Të dënohesh për një poezi, sot tingëllon jo vetëm e çuditshme, por edhe çnjerëzore. Por, fenomeni i dënimit të poetëve nga poetët ka qenë e zakonshme në Shqipërinë e asaj kohe. Por ashtu sikurse Visar Zhiti e tha. Ky nuk ishte një dënim dhe vendosje prangash ndaj tij, por ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. /Top Channel

 

Tags: burgpoeziVisar Zhiti

TË LIDHURA

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi
Aktualitet

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

21:55 | 13/02/2026
Fatmir Hysenbelliu, takime në Mynih me Luigi Di Maio dhe ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe
Politikë

Fatmir Hysenbelliu, takime në Mynih me Luigi Di Maio dhe ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe

20:55 | 13/02/2026
Konferenca e Sigurisë në Mynih, Spiropali: Shqipëria është këtu si një aleate e besueshme në NATO
Politikë

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Spiropali: Shqipëria është këtu si një aleate e besueshme në NATO

19:13 | 13/02/2026
Next Post
“Ai ka dalë edhe pa brekë”/Manjani: Erjoni dhe Edvini s’kanë më punë me ne

"Ai ka dalë edhe pa brekë"/Manjani: Erjoni dhe Edvini s’kanë më punë me ne

Aksioni i opozitës s’ndalet me mandatet. Zbardhet plani se çfarë do ndodhë në ditët në vijim

Aksioni i opozitës s’ndalet me mandatet. Zbardhet plani se çfarë do ndodhë në ditët në vijim

Ministria e Jashtme reagon për skandalin me pasaportat e emigrantëve në Greqi

Ministria e Jashtme reagon për skandalin me pasaportat e emigrantëve në Greqi







JU REKOMANDOJMË

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026
Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

19:11 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi
Aktualitet

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

by mirseda
21:55 | 13/02/2026
0

Çarja e argjinaturës së lumit Shkumbin, pranë fshatit Labinot Fushë, mbrëmjen e së enjtes ka vënë në...

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

21:53 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

21:17 | 13/02/2026
Fatmir Hysenbelliu, takime në Mynih me Luigi Di Maio dhe ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Fatmir Hysenbelliu, takime në Mynih me Luigi Di Maio dhe ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe

20:55 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com