Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka miratuar në mbledhjen e sotme komandimin e 6 këshilltarëve pranë këtij institucioni.
Kështu, KLP miratoi në mënyrë unanime komandimin e 6 këshilltarëve Arjan Muçaj, Artur Cara, Mirela Kapo, Mihallaq Bleta, Vitjuna Mata dhe Ornela Rrumbullaku.
Mësohet se në mbledhjen e sotme të KLP-së, do të shqyrtohet edhe kërkesa e opozitës për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku.
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili kërkoi shkarkim dhe ndjekjen penale të Markut pasi, sipas tij, kryeprokurorja përcolli kandidaturën e Bujar Sheshit si kandidaturë që plotëson kriteret për të qenë pjesë e KLP-së, pa pritur përgjigjen e verifikimit mbi integritetin e figurës së tij.