Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“I drejtuan armën vajzës time 12-vjeçe”, dëshmia tronditëse e ish-kreut të policisë

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“I drejtuan armën vajzës time 12-vjeçe”, dëshmia tronditëse e ish-kreut të policisë

Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua këtë të martë, masa e sigurisë për 19 protestuesit e opozitës të arrestuar tre ditë më parë për sulmin ndaj Kryeministrisë.  Florenc Hoxha u dënua me arrest me burg, sikurse edhe Ilir Ramedani, Saimir Rexhepi, Agim Peposhi, Ferit Damoshi.

Ndërkohë, Emanuel Nallbani, Naim Haxhiu, Andon Gjini, David Livadhi, Festim Taku, Velion Dine, Ndue Tuci u lanë në arrest shtëpiak, kurse Suzana Dimushi, Mitat Fieraku, Luftar Jakupi, Pëllumb Çela, Shpresa Alini, Hasan Jakupi me një masë më të lehtë, atë të detyrimit me paraqitje.  Të pandehurit bënë thirrje që të liroheshin gjatë seancës, pasi do të kishin dëshirë të ishin në protestën e radhës, të enjten para Parlamentit. Por Partia Demokratik ka sjellë një video që zbardh të gjithë deklaratën e ish-kreun e policisë bashkiake Florenc Hoxha përpara Gjykatës.

Pjesë nga deklarata

Dua të theksoj dhe një aspekt tjetër: momentin që jam shoqëruar, kam parë që banesa ime po rrethohej nga disa persona me kapuça, mund t’u them kapuçonë të zinj se punonjës policie apo forca speciale nuk mund t’i quaj, të cilët kanë dhunuar banesën time. Kanë terrorizuar një kushëri timin që po qëndronte brenda banesës, duke kërcënuar me armë. Në atë moment kam komunikuar me shefin e Komisariatit 4, duke kërkuar të di se çfarë po ndodh me banesën time dhe zotëria në fjalë më ka thënë: janë urdhra të drejtorit dhe unë nuk kam çfarë të bëj, nuk janë kompetenca të miat.

Në këtë moment i kam kërkuar vetëm disa minuta kohë sa të vishem. Në katin e parë qëndronte e gjithë familja ime, gruaja ime djali im 8 vjeç, vajza ime 12 vjeçe dhe halla ime, të gjitha femra. Në momentin që po vishesha kam dëgjuar një zhurmë të fortë dhe mbi 20 persona, e kam të pasqyruar me kamera, në momentin që do të kem mundësi t’i kem ato kamera, t’ia vë në dispozicion mediave, kam parë disa punonjës policie që i kanë drejtuar vajzës time armën në kokë duke i kërkuar se ku është babai?!

Në ato momente kam ndjerë, jo lot, por një dhimbje shpirtërore se çfarë po ndodh me këtë shtet. Ku ka degjeneruar kjo bandë kriminale e drejtuar nga Edi Rama? Dhe djalit tim 8 vjeçar, i cili mundohej të largonte armën e këtij banditit me maskë, duke i thënë mos ma dhuno motrën. Në këtë moment, mbi dhjetë punonjës policie nëpër shtëpi, në sy të familjes time, në sy të fëmijëve të mi dhe më kanë tërhequr zvarrë.

Më kanë tërhequr zvarrë vetëm me arsyen se kam marrë pjesë në protestë. Pasi jam futur në fugon, po ta sqaroj dhe po e theksoj, njëri prej këtyre banditëve, më ka goditur në vazhdimësi gjatë rrugës dhe më ka nxjerrë pistoletën dhe ma ka vënë në gojë. Ma ka vënë për së dyti, sepse e kam ndjerë fishekun që ka dalë nga arma dhe më ka thënë: Këlysh i Bashës, guxo të dalësh edhe njëherë në protestë. Këto i keni të monitoruar dhe me kamera, jua vë në dispozicion. Nuk duket për të qeshur, është për të qarë në fakt.

Gjyqtarja: Për cilat kamera e keni fjalën?

Florenc Hoxha: Për kamerat e sigurisë së banesës sime.

Përpos kësaj, në aspektin policor, gjatë protestës, thuhet në fjalën e prokurores se unë paskam dhunuar një vepër arti. Me thënë të drejtën vetëm vepër arti nuk më duket në në syrin tim se nuk jam piktor si Rama, vepër arti nuk më është dukur. Kam thënë se ajo jo që nuk është vepër arti, por është dhuratë e Eskobarit të Ballkanit, gjethe e hashashit dhuruar Edi Ramës si formë e bashkëpunimit të tij dhe falenderimi për bashkëpunimin e vitit 2016-2017-të. Me të dëgjuar e kam, nuk e kam të provuar, se do të paraqisja provat.

Gjithashtu, dua të theksoj edhe diçka tjetër, jo vetëm si person në hetim, por edhe si ish punonjës policie: në momentin e protestës jam etiketuar si person që kam dhunuar punonjësit e policisë. Dua t’i ritheksoj prokurores: ka një emër konkret punonjësi policie që më ka akuzuar mua që e kam dhunuar?! Apo janë thjesht thënie apriori, thënë prej këtyre militantëve të partisë në pushtet që janë nëpër komisariatet e policisë?

Unë e quaj për nder që të jap kontributin tim, që të rrëzohet kjo qeveri. Dhe nuk i trembem as vdekjes, jo burgut. E quaj për nder, sepse kam kundërshtuar banditi zimin dhe bandat e Shqipërisë, për jetën e fëmijeve të mi, por njëkohësisht edhe për jetën e fëmijëve tuaj zoti prokuror. Për të ardhmen e tyre. Nuk kam mundësi t’i largoj jashtë shtetit, siç bën një pjesë e ministrave të qeverisë, apo siç mund të bëni juve. Unë e kam ndërtuar jetën time në Republikën e Shqipërisë, në këtë vend që e dashuroj, ku jam rritur dhe dua të vdes po në këtë vend. Fëmijët e mi dua t’i rris pa drogë dhe pa shtet kriminel.

I urrej fjalimet, por pas atyre skenave makabre që kanë parë fëmijët e mi, si mund ta them tani, se s’dua të intimidoj trupin gjykues, por çdonjëri nga juve, po të shikojë ato skena, sesi fëmija i mitur kërcënohet dhe kanoset me armë, si mund të veprojë një qytetar, i cili paguan taksat dhe është i rregullt. Nëse të do isha unë bandë e armatosur, ju siguroj i nderuar prokuror, se Edi Rama nuk do të ekzistonte më. Me aftësitë e mia policore, nëse do e kisha rrethuar me paramendim, ju siguroj se kryeministria sot nuk do të ekzistonte.

Po ju garantoj sërish se nuk kam bërë asnjë veprim të dhunshëm , as unë e as këta personat e tjerë. Nëse jam afruar për një moment, tek shkallët e kryeministrisë, kam vendosur shallin. Shalli ka qenë për mbrojtjen nga gazi CC, sepse e pashë se çfarë gazi po hidhej. A është e vërtetë se ky është gaz CC apo gaz CM? Në momentin që kam parë gazin CC, i kam provuar një ish-kolegut tim, që sot nuk mund ta kujtoj për momentin, që po, është gaz CC, dhe duhen kujdes për këta persona, sepse mund të vdesin, nëqoftëse thithen nga rrugët e frymëmarrjes.

Po e sqaroj edhe njëherë. Nuk e mohoj faktin se kam qenë në shkallët e kryeministrisë dhe kam identifikuar bombolat me gaz CC dhe CM. Ju mund të rilexoni manualet policore se çfarë efektesh anësore kanë gazi CC apo CM.

Kaq kam për të thënë zoti prokuror e zotërinj të trupit gjykues. Dhe nëse do të më jepet mundësia të jem në protestën e së enjtes, prapë do ta quaj për nder të jem në krah të liderit të opozitës.

Tags: 12-vjeçe”armëndëshmia tronditësedrejtuanish-drejtoritpolicisëtimevajzës

TË LIDHURA

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

22:54 | 24/05/2025
Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore
Aktualitet

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)
Aktualitet

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
Next Post
Formacionet/ Liverpool-Bayern, trajnerët nuk kursehen, Shaqiri e nis nga…

Formacionet/ Liverpool-Bayern, trajnerët nuk kursehen, Shaqiri e nis nga...

Mamaja e yllit të muzikës çmend rrjetin, pozon krah një dollapi plot me kanabis

Mamaja e yllit të muzikës çmend rrjetin, pozon krah një dollapi plot me kanabis

Video/Rama qan hallet me qytetarët në Pukë

“Hej miq, hapni sytë, në Shqipërinë e Edi Ramës çdo gjë ka marrë fund”

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com