Takimi mes Bayernit dhe Ausburgut ishte në kufijtë e normales. Megjithatë jo për shtetin e Iranit. Gjyqtarja kryesore ishte Bibiana Steinhaus, një arbitëre femër.
Televizioni shtetëror IRIB në Iran vendosi të censurojë pamjet e sfidës me justifikimin se “gjykon një femër me këmbë të zbuluara”. Ky episod të kujton një rast tjetër të ngjashëm, po me Iranin, kur transmetonte Botërorin me 10 sekonda vonesë, që të bëheshin censurimet e mjaftueshme në pamjet që shfaqeshin nga stadiumi. Bundesliga tashmë e ka kthyer në praktikë vendosjen e gjyqtareve femra si kryesore apo asistente.
Kurzfristig gecancelt! Keine Übertragung des Spiels @FCBayern @FCA_World Augsburg im #Iran Staatsfernsehen. Und wer hat Schuld daran: natürlich wieder Bibi. Bibiana Steinhaus ist eine Frau und trägt kurze Hosen. So etwas soll man nicht im iranischen Staatsfernsehen sehen. pic.twitter.com/lGBrN6SpME
— Natalie Amiri (@NatalieAmiri) February 16, 2019