Është përfolur për një kohë të gjatë në median rozë se Genc Prelvukaj nuk kishte raporte aspak të mira me familjen e partneres së tij, Eni Koçi. Të gjitha këto zëra ai i hodhi poshtë mbrëmjen e djeshme, teksa ka qenë i ftuar në “Xing me Ermalin” .
“Kam një raport shumë të mirë me familjen e Enit. Edhe me Gretën kam një raport fantastik. Kemi mirëkuptim, nuk kemi as përplasje idesh”, u shpreh Genci.
Çifti ndau me publikun disa detaje pikante rreth historisë së tyre të dashurisë.
“Jemi njohur si artistë në distancë. Unë e kam ndjekur punën e Enit, Eni e ka ndjekur punën time. Më pas u njohëm në një koncert në Amerikë”, rrëfeu Genc Prelvukaj, duke treguar kështu fillesat e dashurisë së tyre.