Më pak se një muaj që nga rikthimi te Lugano, vetëm 3 ndeshje i aktivizuar, prej të cilave vetëm 1 si titullar, kanë qenë mjaftueshëm për të rikthyer instinktin “vrasës” të bomberit shqiptar Armando Sadiku.
Sulmuesi i përfaqësueses së Shqipërisë, për të parën herë titullar te Lugano që nga rikthimi, ishte protagonist i mbrëmjes duke i dhënë miqve golin e epërsisë në transfertën ndaj Luzern.
Il gol di #Sadiku ci fa andare alla pausa in vantaggio.#LucernaLugano#ForzaLugano pic.twitter.com/MfoGHr6lRN
— FC Lugano (@FCLugano1908) February 16, 2019
Një gol fantastik ai i shqiptarit në minutën e 32’, që ka shfrytëzuar më së miri një kros nga e djathta, për të dërguar topin në rrjetë pas goditjes me kokë.
Sadiku Armando Gol on Vidnews.
Konkretisht Lugano lufton për t’i shpëtuar rënies nga kategoria, teksa renditet në vendin e tretë nga fundi, në përpjekje për tu distancuar edhe më shumë nga zona e akullt, dhe rikuperuar distancën me skuadrat pararendëse në klasifikim.