Tensionohet situata në protestën e opozitës, ku protestuesit kanë thyer kordonin e policisë, duke vërshuar drejt godinës së Kryeministrisë.
Siç pak kush e priste, policia nuk ka bërë aspak rezistencë ndaj kësaj situate, duke e bërë krejtësisht të lehtë kalimin e qytetarëve në godinën e Kryeministrisë.
Protestuesit po tentojnë të hapin portën e Kryeministrisë, ndërsa kanë ngritur edhe një flamur të Partisë Demokratike.
Nga brenda Kryeministrisë, po hidhet gaz lotsjellës.