Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Sondazhi/ Pa punë, pa para, pa shpresë. Shqiptarët gati për mërgim

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sondazhi/ Pa punë, pa para, pa shpresë. Shqiptarët gati për mërgim

Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë publikoi sot sondazhin e vitit 2018, sipas të cilit papunësia është shqetësimi kryesor i qytetarëve, krahas korrupsionit dhe besimit të ulët tek politika.

Sondazhi me 5600 vetë në 18 qytete të mëdha të vendit zbuloi se qytetarët ankohen për varfërinë ekonomike, ndaj shprehin gadishmërinë për emigrim, sepse nuk kanë besim tek një e ardhme më e mirë.

Qendra për Qeverisje të Mirë i kryen këto sondazhe prej disa vjetësh me mbështetjen e Fondacionit gjerman “Konrad Adenauer” për të matur perceptimin e opinionit publik mbi qeverisjen dhe nivelin e demokracisë në vend.

Shqetësimi kryesor i qytetarëve të intervistuar nga 20 – 45 vjeç është papunësia dhe sidomos mungesa e perspektivës për të gjetur një vend pune.

Gjatë vitit të kaluar të anketuar dy herë në qershor dhe në dhjetor, afro 60 për qind e qytetarëve pohuan se gjendja ekonomike është më keq se një vit më parë, afro 30 për qind se ekonomia ishte njëlloj si më parë dhe vetëm afro 10 për qind thanë se ekonomia është më mirë.

Sondazhi gjeti se papunësia dhe moszhvillimi ekonomik ndikuan tek niveli i përgjithshëm i të ardhurave familjare.

Rënia e të ardhurave bëri që 58 % e qytetarëve nuk arritën të kursejnë asgjë, dhe paguan vetëm detyrimet kryesore dhe ushqimet e përditshme.

Gjysmën e dytë të vitit sondazhi zbuloi një rritje të borxheve ose kredive, në pamundësi për të plotësuar nevojat bazike.

Sipas studimit, perceptimi i përgjithshëm i opinionit publik është se kemi një rritje të korrupsionit dhe mungesë serioze të luftës kundër tij.

Të pyetur në qershorin e kaluar 2018, se a po luftohej korrupsioni në nivelet e larta, më shumë se gjysma e qytetarëve (50.77 %) thanë “jo”, 18.14 % thanë “po” dhe 31.09 %, thanë se lufta kundër korrupsionit është “vetëm propagandë”.

Emigracioni vazhdon të mbetet një plagë serioze, sidomos në moshat 18-45 vjeç. Në dhjetorin e kaluar 44% e të rinjve pohuan se kanë aplikuar për emigrim, ndërsa rreth 20 përqind thanë se kishin në plan të aplikonin.

Pra, mbi 60% e popullsisë së re në moshë kërkon të largohet. Edhe në sondazhin e vitit 2017, për pyetjen “a e shihni emigrimin si rrugëzgjidhje për problemet tuaja?” afro 67% e qytetarëve thanë “po”, kundrejt 33% që thanë “jo”.

Mbështetjen më të madhe e ka marrë pyetja nëse duhej bërë një veting në radhët e politkës. Afro 94.52 % e qytetarëve thanë “Po”, se duhej një veting në politikë, ashtu siç po bëhet për gjyqtarët dhe prokurorët, ndërsa vetëm 5.48 % thanë “jo”.

Sondazhi 696x391

Ky tregues, thanë autorët e studimit, dëshmon për pritshmëritë e qytetarëve nga drejtësia e munguar si dhe një apel që pandëshkueshmëria të marrë fund.

Sipas tyre, kjo shifër e lartë tregon se “ka një koalicion të gjerë të qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, që të bëhet një pastrim i politikës nga persona që kanë lidhje me krimin, korrupsionin, abuzimin me ligjin dhe fondet publike./Zëri i Amerikës

Tags: emigrimgatipa parapa punëshqiptaret

TË LIDHURA

Aksidentet rrugore, Tonin Gjinaj: Të formalizohen autoshkollat me programe të qarta
Aktualitet

Aksidentet rrugore, Tonin Gjinaj: Të formalizohen autoshkollat me programe të qarta

16:41 | 30/01/2026
PS kërkon ndryshim në formulën e “Territoriales”, PD kundër; vendimi shqyrtohet të martën në Kuvend
Politikë

PS kërkon ndryshim në formulën e “Territoriales”, PD kundër; vendimi shqyrtohet të martën në Kuvend

16:35 | 30/01/2026
SPAK kërkon arrestimin, Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë për pasaportën
Aktualitet

“Telefoni i Berberit, jo provë”,Balluku rekurs në gjykatë: Të shpallen nul provat e nxjerra

15:16 | 30/01/2026
Next Post
“Mitrovica i bashkohet Kosovës nëse korrigjohen kufijtë”, këshilltari i Thaçit tregon skenarin

“Mitrovica i bashkohet Kosovës nëse korrigjohen kufijtë”, këshilltari i Thaçit tregon skenarin

Protesta/ Policia bën njoftimin e papritur: Akset që duhet të përdorni nëse udhëtoni drejt Jugut

Protesta/ Policia bën njoftimin e papritur: Akset që duhet të përdorni nëse udhëtoni drejt Jugut

Vranë biznesmenin grek, kush janë shqiptarët në kërkim

Vranë biznesmenin grek, kush janë shqiptarët në kërkim







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

Aksidentet rrugore, Tonin Gjinaj: Të formalizohen autoshkollat me programe të qarta
Aktualitet

Aksidentet rrugore, Tonin Gjinaj: Të formalizohen autoshkollat me programe të qarta

by mirseda
16:41 | 30/01/2026
0

Aksidentet janë kthyer në një shqetësim për shqiptarët, ndërsa edhe pse vazhdimisht bëhet thirrje për kujdes dhe...

PS kërkon ndryshim në formulën e “Territoriales”, PD kundër; vendimi shqyrtohet të martën në Kuvend

PS kërkon ndryshim në formulën e “Territoriales”, PD kundër; vendimi shqyrtohet të martën në Kuvend

16:35 | 30/01/2026
SPAK kërkon arrestimin, Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë për pasaportën

“Telefoni i Berberit, jo provë”,Balluku rekurs në gjykatë: Të shpallen nul provat e nxjerra

15:16 | 30/01/2026
Pasuritë e konfiskuara në shërbim të arsimimit,Koçiu:Askush të mos mendojë se do pasurohet nga krimi

Pasuritë e konfiskuara në shërbim të arsimimit,Koçiu:Askush të mos mendojë se do pasurohet nga krimi

15:13 | 30/01/2026
Erion Veliaj kërkon lirinë/ Kryebashkiaku depoziton kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë

Erion Veliaj kërkon lirinë/ Kryebashkiaku depoziton kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë

15:11 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com