Zëvendës ministri i Bujqësisë, Ilir Halilaj është liruar nga detyra. Vendimi është përcjellë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Mësohet se Halilaj kishte dhënë dorëheqjen më herët nga posti që mbante dhe Këshilli i Ministrave e ka miratuar sot.
Nuk dihet ende se kush do e zëvendësojë Halilajn.
VENDIMI:
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Ilir Halilaj, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.