Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

PSG shkatërron “Teatrin e ëndrrave”, një 19-vjeçar ngre në ‘qiell’ Romën (Video)

6 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
PSG shkatërron “Teatrin e ëndrrave”, një 19-vjeçar ngre në ‘qiell’ Romën (Video)

Paris Saint-Germain ka mposhtur 2-0 Manchester United në Old Trafford në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League. Me Neymar dhe Cavani të dëmtuar, trajneri Thomas Tuchel ka vendosur një formacion tepër solid në fushë teksa Kylian Mbappe ishte sulmuesi i vetëm.

Dhe u duk qartë në pjesën e parë se kampioni i botës nuk kishte mbështetje në sulm, por nga krahu tjetër as United nuk po arrinte të tregohej i rrezikshëm. Pas një pjese të parë të barabartë, Kimpembe zhbllokoi rezultatin për miqtë në minutën e 53’ pas krosit të Angel Di Maria-s nga këndi.

Pak minuta më pas erdhi goli fantastik i Mbappe, i asistuar përsëri nga Di Maria, i cili është konfrontuar edhe me tifozët e Djajve gjatë pjesës së dytë. Koret e tyre e kanë nxehur argjentinasin të prodhonte një nga paraqitjet më të mira të kohëve të fundit.

Di Maria dështoi te United në periudhën e Van Gaal, por është rikthyer të hakmerret ndaj klubit që e shiti vetëm një sezon pasi e bleu. Djajtë duhet ta mbyllnin takimin me një lojtar më pak pas të kuqit të Paul Pogba, i cili duhet të dilte nga fusha pas ndërhyjes brutale ndaj një prej lojtarëve të PSG.

Një avantazh i rëndësishëm për francezët, të cilët thjesht duhet të ruajnë rezultatin në ndeshjen e kthimit për të kaluar në çerekfinale.

Roma ka fituar 2-1 ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League të luajtur në shtëpi kundër Porto-s.

Protagonisti i takimit ka qenë 19-vjeçari Nicolo Zaniolo, i cili ka realizuar të dy golat e verdhekuqve dhe është bërë futbollisti më i ri italian që shënon dy gola në një ndeshje të Champions League.

Ka qenë një paraqitje ëndrrash për ish-talentin e Inter-it, i cili ka gjetur golin e tij të parë në Champions me goditjen e parë në portë në minutën e 70-të dhe gjashtë minuta më vonë ka realizuar edhe të dytin për verdhekuqtë.

Festa e vendasve është prishur 11 minuta para fundit, kur Adrian ka fiksuar rezultatin në 2-1. Ky gol i portugezëve mund të rezultojë vendimtar në ndeshjen e kthimit që do të luhet 6 marsin e ardhshëm në Portugali.

Tags: “qiell”“Teatrin e Ëndrrave”19-vjecarngrePSGRomënshkaterronVideo

TË LIDHURA

Barcelona i heq “gradat” Ter Stegen-it, nuk është më kapiten i skuadrës
Sport

Barcelona i heq “gradat” Ter Stegen-it, nuk është më kapiten i skuadrës

18:30 | 07/08/2025
Sfida ndaj Egnatias, trajneri i ekipit slloven: Vetëm të fokusuar ia dalim!
Sport

Sfida ndaj Egnatias, trajneri i ekipit slloven: Vetëm të fokusuar ia dalim!

17:40 | 07/08/2025
Barcelona me probleme para sezonit të ri, shtatë lojtarë ende të paregjistruar në La Liga
Sport

Barcelona me probleme para sezonit të ri, shtatë lojtarë ende të paregjistruar në La Liga

17:02 | 07/08/2025
Next Post
I ftohti kthehet sërish, ç’duhet të dini për motin sot

I ftohti kthehet sërish, ç’duhet të dini për motin sot

INSTAT: Një e treta e shqiptarëve të burgosur për drogë

INSTAT: Një e treta e shqiptarëve të burgosur për drogë

“Kemi luftuar për këtë gjeografi”, Erdogan bën paralajmërimin e fortë

“Kemi luftuar për këtë gjeografi”, Erdogan bën paralajmërimin e fortë

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025




TË FUNDIT

Punëtori 58-vjeçar ndërron jetë pas 12 ditësh në koma/ Incidenti në kantierin e ndërtimit, flasin familjarët: Pësoi…
Aktualitet

Punëtori 58-vjeçar ndërron jetë pas 12 ditësh në koma/ Incidenti në kantierin e ndërtimit, flasin familjarët: Pësoi…

by mirseda
21:41 | 07/08/2025
0

Lajmi është bërë i ditur nga një familjar i tij i cili tha se Alkollari humbi jetën...

I dënuar për vrasje, arratiset një i burgosur nga qendra e paraburgimit në Mitrovicë

I dënuar për vrasje, arratiset një i burgosur nga qendra e paraburgimit në Mitrovicë

21:36 | 07/08/2025
Greqia pezullon kërkesat për azil, autoritetet: Numri i migrantëve në rënie

Greqia pezullon kërkesat për azil, autoritetet: Numri i migrantëve në rënie

20:46 | 07/08/2025
Sara Kolami befason me ndryshimin e saj në flokë

Sara Kolami befason me ndryshimin e saj në flokë

20:39 | 07/08/2025
Rrëzohet avioni në Nairobi, humbin jetën gjashtë persona

Rrëzohet avioni në Nairobi, humbin jetën gjashtë persona

19:52 | 07/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com