Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Rrëfimi i Keidi Bare: Nga Atletico te Malaga, zbulon lojtarin më të mirë të kombëtares

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Rrëfimi i Keidi Bare: Nga Atletico te Malaga, zbulon lojtarin më të mirë të kombëtares

Keidi Bare synon të shfaqë potencialin e tij të vërtetë te Malaga, ku u transferua nga Atletico Madrid. Ai preferoi më mirë ligën e dytë spanjolle, vetëm që të aktivizohej. Në një intervistë për “AS”, fieraku kuqezi ka nënvizuar mes të tjerash:

“Nuk e prisja një fillim të tillë. Erdha për të ndihmuar skuadrën, por po luaj titullar. Falënderoj stafin teknik dhe kolegët, sepse më ndihmojnë gjithmonë. Çdo lojtar do të donte të ishte aty, ku jam tani. Është një ëndërr e përmbushur, por ende kam gjëra për të bërë. Unë nuk jam i kënaqur.

Dita kur mbërrita në Spanjë? Isha 14 vjeç. Jam trajnuar me Atlético Madrid në katër ditë testimi. Nga atje shkova në Gjeorgji për një javë, në një turne, ku isha mesfushori më i mirë. U ktheva tek Atlético Madrid, pas rregullimit të disa letrave në vendin tim. Kam qenë aty për pesë vite. Ishte një përvojë e mirë. Tek Atlético Madrid kanë mësuar shumë.

Dita e debutimit me ekipin e parë? Natyrisht, e mbaj mend. Ishte një ndeshje kundër Guijuelo (Kupën e Mbretit), por nuk mund të luaja, sepse kisha karton të kuq me Atlético B. U ndjeva shumë keq. Kam udhëtuar me skuadrën. Më vonë kisha mundësinë të debutoja në La Liga, kundër Las Palmas. Nuk më zinte gjumi, luajta përkrah Gabi, Fernando Torres…

Si u krijua mundësia për te Malaga? Menaxheri im më njoftoi dhe i thashë “po” që në fillim. E kisha shumë të qartë. Unë jam një djalë i ri, dua të bëj gjëra pozitive në jetë. Kam nënshkruar për tri vite me Malaga. E shoh veten këtu për shumë vite, por së pari duhet të punoj mirë.

Roli im? Kam luajtur në shumë pozicione, ku më kanë aktivizuar trajnerët. Me të rinjtë e Atlético Madridit kam bërë edhe portierin. Madje, në këtë rol kam marrë edhe një karton të kuq. Dhe e fituam atë lojë. Kam luajtur si mesfushor qendre, në krahun e djathtë, në të majtë.

Cilin kam referencë në pozicionin tim? Modric, Iniesta…, janë shumë lojtarë. Spanjishten e kam mësuar nga miqtë e mi tek Atlético Madrid. Duke folur me ta, edhe në rrugë. Ky ishte çelësi. Dhe duke parë filma. Pse nuk ka shumë shqiptarë në Spanjë? Luan Rey Manaj tek Albacete, i cili është shoku im më i mirë.

Ai është një lojtar shumë i mirë. Ishte te Granada dhe tani po bën shumë mirë. Rey Manaj është lojtari më i mirë në Shqipëri. E kam shumë të qartë! Ai është një lojtar i madh për ekipin.

Me Shqipërinë U-21 jam përballur me Spanjën. Luajtëm dy ndeshje. Në Córdoba kemi humbur 3-0 dhe në Shqipëri u mundëm 0-1. Spanja është një nivel tjetër. Të luaj me Shqipërinë, për mua është një ëndërr. Futbolli shqiptar është përmirësuar shumë.

Me Giani Di Biassi, Shqipëria shkoi në Kampionatin Europian. Shqiptarët u çmendën! Ishte diçka që nuk kishte ndodhur kurrë. Çfarë bëj në kohën e lirë? Përqendrohem vetëm te futbolli. Më pëlqen kinemaja dhe shkoj pothuajse gjithmonë.

Pasdite nuk qëndroj kurrë në shtëpi. Stërviten me babanë tim. Ai ka luajtur futboll në Shqipëri. Njerëzit thonë se ishte i mirë, edhe pse unë e kam parë shumë pak, sepse isha i vogël”.

Tags: AtleticoKeidi BareKombëtareslojtarinMalagaMirë"rrefimizbulon

TË LIDHURA

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë
Sport

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së
Aktualitet

I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së

12:12 | 16/02/2026
Duka: Ligji i Sponsorizimit, nevojë jetike. FSHF-ja në nivelin e periudhave më të suksesshme
Sport

Duka: Ligji i Sponsorizimit, nevojë jetike. FSHF-ja në nivelin e periudhave më të suksesshme

11:34 | 16/02/2026
Next Post
Kreu abort të paligjshëm ndaj 16-vjeçares nga Drenasi, vendoset në arrest shtëpie gjinekologu

Kreu abort të paligjshëm ndaj 16-vjeçares nga Drenasi, vendoset në arrest shtëpie gjinekologu

Kriteret bazë për të qenë i suksesshëm në tregun mediatik online

Kriteret bazë për të qenë i suksesshëm në tregun mediatik online

Tifozët ndalojnë Hysajn në rrugët e Napolit, ja çfarë ndodhi

“Çështja Hysaj”, ëndrra e fëmijërisë mund të bëhet realitet







JU REKOMANDOJMË

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026




TË FUNDIT

Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë
Politikë

Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë

by mirseda
22:23 | 20/02/2026
0

Ish-Presidenti Ilir Meta ka thënë se protesta e opozitës konfirmoi edhe njëherë vendosmërinë e shqiptarëve për të...

Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

21:52 | 20/02/2026
Bebe Rexha publikon “Çike Çike” dhe tregon fuqinë shqiptare në albumin e ri

Bebe Rexha publikon “Çike Çike” dhe tregon fuqinë shqiptare në albumin e ri

21:32 | 20/02/2026
Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve

Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve

21:24 | 20/02/2026
Tensione te Kuvendi, një tjetër protestues i lënduar nga gazi lotsjellës

Tensione te Kuvendi, një tjetër protestues i lënduar nga gazi lotsjellës

21:10 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com