Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Reklamat/ Mediat po përjetojnë “shkundjen” e dytë të madhe

7 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Reklamat/ Mediat po përjetojnë “shkundjen” e dytë të madhe

Tregu i reklamave në vend, pasi u orientua fillimisht nga printi në online, tashmë po shënon ndryshimin e dytë të madh. Gjergj Kalaja, Drejtor i Departamentit Digital pranë Mediadesk.al, që ka krijuar dhe mirëmban disa nga mediat online më të vizituara në Shqipëri pohon se reklamuesit shqiptarë, në mungesë të një shërbimi cilësor nga mediat online dhe nga mënyra spekulative tarifimi, po lëvizin tashmë drejtpërsëdrejti në platforma ndërkombëtare reklamuese si Google Ads ose Facebook/Instagram Ads. Pritshmëritë nuk janë të mira për median online. Kalaja parashikon rënie të fluksit të reklamave në këtë segment në të ardhmen e afërt.

Si po ndryshon tregu i reklamave online dhe sjellja e reklamuesve në vend?

Sot, mediat po përjetojnë “shkundjen” e dytë të madhe në lidhje me tregun e reklamave. Shkundja e parë ndodhi rreth 4-5 vite më parë, kur reklamuesit kaluan një pjesë të madhe të buxhetit të tyre në mediat online.

Kjo dëmtoi mediat klasike me redaksi të mëdha dhe të kushtueshme dhe favorizoi ato qindra media të sapolindura, që me redaksi të vogla dhe shpeshherë pa zyra dhe pa regjistrimet përkatëse të biznesit, arritën të marrin një pjesë të këtyre buxheteve.

Pavarësisht problemeve në rregullimin e këtij sektori, kjo favorizoi ndjeshëm reklamuesit, pasi në këtë mënyrë arrinin të kishin distribucion më të gjerë, çmime më të lira dhe statistika më të sakta sesa në botën print.

Në këtë zhvendosje të tregut u dëmtuan edhe agjencitë e mëdha që shërbenin si ndërmjetës midis reklamuesit dhe medias klasike. Me lindjen e portaleve të vogla online, shpeshherë klienti komunikonte drejtpërdrejt me portalin, duke shmangur ndërmjetësin që është Agjencia.
Zhvendosja e dytë e madhe në Shqipëri (në botë ka filluar prej vitesh) ka nisur në gjysmën e dytë të 2018-s dhe po ndihet edhe më shumë në 2019.

Reklamuesit shqiptarë, në mungesë të një shërbimi cilësor nga mediat online dhe nga mënyra spekulative tarifimi, po lëvizin tashmë drejtpërsëdrejti në platforma ndërkombëtare reklamuese si Google Ads ose Facebook/Instagram Ads. Në këtë mënyrë, reklamuesi arrin të monitorojë në mënyrë transparente buxhetin, të targetojë audiencën siç dëshiron dhe të shmangë shpeshherë mediat online, por edhe agjencitë (nëse ka një ekip të kualifikuar marketingu në kompani).

Nga statistikat e shitjeve ndaj reklamuesve kombëtarë, në mediat të cilat ne menaxhojmë, ka një ulje gati deri në 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo tregon se lëvizja po ndodh me hapa të shpejtë. Rezultati do të jetë i dhimbshëm për ato media online që gjatë këtyre viteve kanë investuar në staf dhe infrastrukturë, por dhe që kanë qenë korrekte me detyrimet shtetërore. Deri në fund të këtij viti, mund të shikojmë zvogëlimin e ndjeshëm të stafit të këtyre mediave dhe rrjedhimisht, dhe të cilësisë së lajmit. Ndërkohë do të vijojnë të qëndrojnë në këmbë dhe madje të fuqizohen ato media që mbijetojnë si pasojë e fenomenit copy/paste, fake news apo të financuara nën dorë nga politika apo interesa të dyshimta të bizneseve të ndryshme.

Parashikimi

Rezultati do të jetë i dhimbshëm për ato media online që gjatë këtyre viteve kanë investuar në staf dhe infrastrukturë, por dhe që kanë qenë korrekte me detyrimet shtetërore. Deri në fund të këtij viti, mund të shikojmë zvogëlimin e ndjeshëm të stafit të këtyre mediave dhe rrjedhimisht, dhe të cilësisë së lajmit. Ndërkohë do të vijojnë të qëndrojnë në këmbë dhe madje të fuqizohen ato media që mbijetojnë si pasojë e fenomenit copy/paste, fake news apo të financuara nën dorë nga politika apo interesa të dyshimta të bizneseve të ndryshme

Pse Google Adsense nuk e njeh Shqipërinë?

Google Adsense luan rolin e një Agjencie globale reklamash që ndërlidh reklamuesit me botuesit online (mediat online). Kjo platformë u ofron reklamuesve pafundësi mjetesh targetuese për t’u dhënë atyre mundësinë të gjejnë audiencën ideale për produktin/shërbimin e tyre. Nga ana tjetër, platforma u heq botuesve online kokëçarjet e shitjes së hapësirave duke i ofruar atyre një numër gjigant reklamuesish. Kjo do të ishte një pjesë e zgjidhjes për mediat online në Shqipëri, por fatkeqësisht gjuha shqipe nuk është ende e aktivizuar brenda platformës.

Arsyeja është jo vetëm numri i vogël i banorëve shqipfolës në rang global, por mbi të gjitha, aftësia e ulët blerëse e qytetarëve shqiptarë. Pra, thënë ndryshe, Google nuk ka ende interes ekonomik të aktivizojë gjuhën shqipe, pasi volumi tregtar që ne mund të shkaktojmë është i papërfillshëm për ta. Vetëm disa media shqiptare kanë arritur të aktivizojnë një shërbim të tillë, nëpërmjet lidhjeve me Partnerë Ndërkombëtarë, që janë të lidhur drejtpërdrejt me Google.

Çfarë mund të bëhet për të rritur arkëtimet nga reklamat online në vend?

Mediat duhet të rrisin shërbimin ndaj reklamuesve, duke implementuar sisteme distribucioni reklamash moderne, që i japin klientit akses në statistikat e tij në kohë reale. Spekulimi i vazhdueshëm ka bërë që midis reklamuesit dhe medias online në Shqipëri të krijohet një atmosferë mosbesimi që duhet çrrënjosur. Duhet të rritet niveli i lajmit, por duhen krijuar edhe segmente të reja të tregut, pasi ka një mbingarkesë mediash të fokusuara tek aktualiteti dhe politika dhe ka mungesë të thellë mediash me fokus në dimensione të tjera të jetës.

Fjala vjen, një prodhues këpucësh për fëmijë nuk ka pse të reklamojë në një faqe politike, por do të ishte më se i kënaqur të reklamonte në një faqe të orientuar drejt nënave dhe fëmijëve. Disa nga faqet që ne menaxhojmë kanë pasur sukses tregtar pikërisht sepse janë fokusuar në segmente të paeksploruara të tregut. Shteti, nga ana tjetër, duhet të heqë TVSH mbi mediat online sikundër bën për mediat tradicionale dhe njëkohësisht të rregullojë tregun, duke gjetur mënyra efikase (jo censuruese) për të shmangur “mediat” që mbijetojnë pa regjistrimet përkatëse në shtet, apo duke vegjetuar nëpërmjet fenomenit copy/paste./Monitor

Tags: Mediatonlinereklamatregu

TË LIDHURA

Zjarr në Devoll, një stallë shkrumbohet plotësisht nga flakët
Aktualitet

Zjarr në Devoll, një stallë shkrumbohet plotësisht nga flakët

20:05 | 11/08/2025
U kap me k*kainë në makinë, arrestohet në Itali 25-vjeçari shqiptar
Aktualitet

U kap me k*kainë në makinë, arrestohet në Itali 25-vjeçari shqiptar

19:38 | 11/08/2025
Zëvendëskryeministrja Balluku dhe Kumbaro në aksin rrugor Berat–Ballaban, ja kur përfundon
Aktualitet

Zëvendëskryeministrja Balluku dhe Kumbaro në aksin rrugor Berat–Ballaban, ja kur përfundon

18:49 | 11/08/2025
Next Post
‘Me koka të rrafshëta’/ Reagon Kuvendi i Shqiptarëve në Zvicër pas shkrimit skandaloz

‘Me koka të rrafshëta’/ Reagon Kuvendi i Shqiptarëve në Zvicër pas shkrimit skandaloz

FOTO/ Ngacmoi kamarieren, dhëndri del me pranga nga dasma

FOTO/ Ngacmoi kamarieren, dhëndri del me pranga nga dasma

Njëriu më i pasur në botë shantazhohet me foto intime

Njëriu më i pasur në botë shantazhohet me foto intime

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

19:40 | 05/08/2025




TË FUNDIT

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

by mirseda
22:41 | 11/08/2025
0

Një studim i fundit zbuloi se gratë përjetojnë dy herë më shumë stres nga bashkëshortët sesa nga...

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

22:30 | 11/08/2025
Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

22:20 | 11/08/2025
Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

21:35 | 11/08/2025
U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

21:30 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com