Një ngjarje e rëndë u shënua dje në Shijak, ku një 70-vjeçar u vetëdogj me benzinë. Për fat të keq, i moshuari ndërroi jetë në spitalin e djegieve në Tiranë. Burimet, ende jo zyrtare bëjnë me dije se i moshuari duket se e ka ndërmarrë aktin ekstrem, në kushte depresioni.
I ndjeri kishte shumë borxhe, ndërsa një nga fëmijët e tij ishte përdorues i drogave të forta. Situata e vështirë ekonomike dhe stresi i akumuluar prej kohësh, mendohet se e kanë shtyrë 70-vjeçarin të digjte veten.