Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Balluku merr vendimin e radhës: Kontratat e HEC-eve në skanim

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Balluku merr vendimin e radhës: Kontratat e HEC-eve në skanim

Në prononcimin e radhës për mediat, Ministrja e re e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka folur për gjendjen e HEC-eve. Balluku njoftoi se çdo dokumentacion licensimi dhe çdo subjekt realizues, do të kalojë në një proces skanimi.

Ministrja shtoi se së bashku me ministrin Blendi Klosi do të trajtohet edhe rasti i Gramshit, me synimin për të zhvilluar një platformë diskutimi me banorët.

Deklarata e plotë:

Jam informuar intensivisht gjatë këtyre ditëve të para në detyrë mbi situatën dhe ecurinë e kontratave koncesionare të Hidrocentraleve, të cilat janë 182 kontrata që i korespondojnë 440 HEC-e.

Sot vetëm 96 hidrocentrale janë operative. Ato i përkasin 73 kontratave koncesionare dhe kjo përbën një arsye për një vëzhgim të detajuar të të gjithë kontratave ende jo operative, në funksion të një sërë konkluzionesh të nevojshme për të gjykuar strategjinë e këtij sektori, efikasitetin e politikës së ndjekur në vite për stimulimin e HEC-eve të vegjël, impaktin ekonomik dhe social të tyre, e me radhë.

Në këto kushte, kur kemi shumë më shumë kontrata ende jo-operative, sesa operative, është koha të bëjmë një ndalesë dhe të gjykojmë për vazhdimësinë.

Kam vendosur fillimin e një procesi skanimi të dokumentacionit licensues të çdo subjekti të licensuar, e po ashtu dhe skanim fizik të çdo HEC-i dhe subjekti realizues.  Ky proces do të ndiqet nga një grup pune i udhëhequr nga Zëvendësministri Z. Bonati, i cili ka bërë një punë voluminoze dhe të vyer në sektorin e ujit.

Procesi në fjalë do të bazohet në dy kritere, kriteri i përputhshmërisë ligjore dhe përmbushja e kushteve kontraktuale nga subjektet e licensuara, duke përfshirë këtu kushtet teknike dhe afatet kohore, si dhe kriteri i përputhshmërisë me kërkesat mjedisore. Ky institucion në pesë vitet e fundit ka bërë një disiplinim të madh të situatës së trashëguar, e cila ishte skandaloze, në kufijtë e kriminales, por jo vetëm e mira s’ka fund, edhe problemet e sektorit në këtë drejtim nuk janë sosur, por janë reale e shqetësuese.

 Prandaj ne, gjithashtu, do të skanojmë dhe vlerësojmë nëse kontratat ekzistuese janë në përputhje me kushtet mjedisore dhe standardet e kërkuara në zonat përkatëse. Kujtoj se konçesionarët kanë detyrim të jenë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi përsa i përket mjedisit dhe kushteve mjedisore të vendosura në kontratë.

Nga ana tjetër, kam vendosur ngrirjen e të gjithë kontratave jooperative deri në daljen e raportit të skanimit të tyre. Po ashtu, do të bashkërendojmë me  Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për një qasje ligjore dhe administrative të integruar në mënyrë që të mos përsëriten më situata ligjërisht të paatakueshme, por faktikisht të papranueshme, siç është dhe rasti i fundit në Gramsh.

 Së bashku me ministrin Klosi do ta kthejmë rastin e Gramshit në një platformë diskutimi të hapur me komunitetin dhe do të punojmë për përmirësimin e bazës ligjore e të procedurave.

 Por, dua ta them shumë qartë: vërtet HEC-ët e vegjël kontribuojnë në ekonomi, por dhe mund të dëmtojnë ekonomikisht shumë më tepër sesa kontributi i tyre, nëse për një HEC të vogël i bie vlera një pasurie të madhe natyrore.

Ndaj, na duhet një ekuilibër perfekt mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes se pasurive tona natyrore, të cilat janë pasuria më e madhe që ne shqiptarët kemi.

 

TË LIDHURA

“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup
Aktualitet

“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

22:28 | 27/03/2026
Pjesë e rrjetit të kokainës në Itali, arrestohet i riu shqiptar, iu gjetën 21 pako kokainë
Aktualitet

Pjesë e rrjetit të kokainës në Itali, arrestohet i riu shqiptar, iu gjetën 21 pako kokainë

21:16 | 27/03/2026
Dhuna në familje në rritje/ 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura
Aktualitet

Dhuna në familje në rritje/ 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura

20:20 | 27/03/2026
Next Post
Edicioni informativ i datës 24 janar 2019, në “Tirana Today”

Edicioni informativ i datës 24 janar 2019, në "Tirana Today"

Protestat/ Mediu mbledh krerët e degëve, ka një kërkesë për Bashën

Protestat/ Mediu mbledh krerët e degëve, ka një kërkesë për Bashën

Mashtruan 4 emigrantë se do i çonin në Kosovë, pranga kontrabandistëve

Mashtruan 4 emigrantë se do i çonin në Kosovë, pranga kontrabandistëve







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”
Bota

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”

by mirseda
23:03 | 27/03/2026
0

Ministri i Jashtëm i Iran, Abbas Araghchi, ka dënuar ashpër sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke...

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

22:47 | 27/03/2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

22:35 | 27/03/2026
“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

22:28 | 27/03/2026
Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

22:06 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com