Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Qëndrim i ri i diplomacisë shqiptare ndaj marrëveshjes Kosovë-Serbi?

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Qëndrim i ri i diplomacisë shqiptare ndaj marrëveshjes Kosovë-Serbi?

Kryeministri Edi Rama u dekretua ministër i Jashtëm nga presidenti shqiptar, Ilir Meta. Dekretimi konsiderohet si rast i veҫantë, sipas njoftimit të presidencës, e kryhet për të evituar thellimin e krizës institucionale.

Presidenti Meta dekretoi të premten (18.01.2019) kryeministrin, Edi Rama në postin e Ministrit të Jashtëm. Dekretimi vjen 4 ditë pas propozimit të kryeministrit Rama për të qënë ai Ministër i Jashtëm dhe bëhet pa konsumuar afatin prej 7 ditësh që Kushtetuta i jep Presidentit në raste dekretimesh të anëtarëve të qeverisë. Në një njoftim të Presidencës theksohet se citoj” emërimi i Kryeministrit edhe në postin e Ministrit të Jashtëm është një rast i veҫantë, që nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”.

Jo thellimit të krizës institucionale

Të tjera konsiderata kanë fituar ndaj  “rastit të veҫantë dhe të paparashikuar” në Kushtetutë. Në njoftimin për shtyp të  Presidencës theksohet se “kreu i shtetit merr në konsideratë që struktura e kabinetit qeverisës është në të drejtën e Kryeministrit për t’u propozuar”. Por krahas kësaj të drejte ka edhe një arsye tjetër madhore: evitimi i thellimit të krizës institucionale Presidencë-Kryeministri dhe dalja e diplomacisë nga ngërҫi që “do të dëmtonte pozitën e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare” vë në dukje njoftimi. Me dekret të Presidentit Meta është shkarkuar edhe Ditmir Bushati, nga detyra e ministrit  të Jashtëm.

Cili do të jetë qëndrimi zyrtar i Tiranës për marrëveshjen Serbi-Kosovë?

Nuk ështe sekret se ish-ministri Bushati kishte mbajtur qëndrime të qarta kundër opsionit të ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Nuk është sekret edhe që Presidenti Meta ka shprehur të njëjtin qëndrim. Nuk është sekret që Kryeministri Rama nuk është prononcuar kundër ndaj opsionit të ndryshimit të kufijve, duke lënë hapësirë që të mendohet se mund edhe të mos jetë kundër.

Madje edhe refuzimi i Presidentit Meta për të dekretuar,  propozimin e kryeministrit Rama që Ministër i Jashtëm, në vend të Bushatit të ishte, i riu 28 vjeҫar nga Prishtina, Gent Cakaj, u mbështet në deklaratat e këtij të fundit pro ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, të cituara nga vetë  Meta se “shkëmbimi i kufijve po konceptohet në suaza të korrigjimeve të përgjithshme territoriale që janë duke ndodhur në Ballkanin Perëndimor”.

Përballë këtij qëndrimi, Presidenti Meta nxitoi të shprehet se “Integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës janë të paprekshme” . Që të dy, presidenti Meta dhe ish-ministri i Jashtëm Bushati,  me qëndrimin e tyre kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, janë në të njëjtën linjë me Kancelaren Merkel dhe diplomacinë gjermane. Por nuk përjashtohet që ndikimi personal i kancelares Merkel kundër korrigjimit të kufijve mund të ulet pas vendimit të saj për t’u larguar gradualisht nga skena politike, gjë që mund të lërë një hapësirë potenciale për rritjen e rolit të SHBA apo aktorëve të tjerë si Rusia.

Rritja e rolit amerikan u duk në ftesën e presidentit Trump për dy presidentët , Thaҫi dhe Vuҫiҫ, për të firmosur në Washington “marrëveshjen historike” nëse ajo arrihet mes tyre. Presidenti serb Vuҫiҫ tha gjatë vizitës në Beograd, të presidentit rus Putin, të enjten ( 17.01.) se “Nuk ka zgjidhje për Kosovën pa Rusinë”. Pritshmëritë janë se është koha që Kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Rama të deklarojë qëndrimin e  Shqipërisë, nëse opsionit i ndryshimit të kufijve, mbetet dominant për të normalizuar marrëdhënien mes Kosovës dhe Serbisë./DW

 

 

TË LIDHURA

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë
Aktualitet

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
Opozita në Gjermani: Shqipëria të tregojë seriozitet në reformat
Politikë

Opozita në Gjermani: Shqipëria të tregojë seriozitet në reformat

19:54 | 18/03/2026
Heqja e masave të BE/ Spiropali: Lajm i mirë, rruga u hap!
Politikë

Heqja e masave të BE/ Spiropali: Lajm i mirë, rruga u hap!

18:36 | 18/03/2026
Next Post
“Rama-Meta, betejë me plumba manovre”/Dash Shehi: Opozita të mos presë nga Presidenti!

"Rama-Meta, betejë me plumba manovre"/Dash Shehi: Opozita të mos presë nga Presidenti!

U kap me video duke ngacmuar seksualisht vartësen, Basha fut në kryesinë e PD ish-drejtorin e Doganës

U kap me video duke ngacmuar seksualisht vartësen, Basha fut në kryesinë e PD ish-drejtorin e Doganës

Shqipëria në prag epidemie

Shqipëria në prag epidemie







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe
Bota

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe

by mirseda
22:48 | 18/03/2026
0

Hetimet lidhur me vdekjen e influenceres 32-vjeçare në Austri, kanë marrë një tjetër rrjedhë. Provat, raportet mjeko-ligjore...

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

22:48 | 18/03/2026
“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

22:40 | 18/03/2026
Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

21:57 | 18/03/2026
Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

21:51 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com