Edhe pse kërkohen prej më shumë se dy muajsh nga Policia e Kosovës, Kastriot Shala dhe Leutrim Latifi nuk ngurrojnë të shfaqen publikisht duke sfiduar kështu policinë.
Dy të rinjtë janë shpallur publikisht në kërkim për raste të grabitjeve të armatosura. Por, ata kanë hyrë LIVE në Facebook ku tallen me autoritetet e drejtësisë kosovare. Ata tregojnë se aktualisht gjenden në Barcelonë të Spanjës.
“Le t’na qesin çdo ditë në fotografi se këtu s’po të kthejshin. A të ka marrë malli me pa sheshin “Nëna Terezë”, kqyre bab’…”, thotë Shala.
Në videon e siguruar nga “Indeksonline”, ata shihen teksa mburren se kanë shumë para` me vete.
“Kem pare sadush… Po shëtisim midis Spanje me shofer. Problem e kanë me na qit në kokërr të shpinës. Sa të kemi pare, problem është me na rrzu”, thonë ata.
Më poshtë, pamjet e plota: