Dashuria për futbollin është universale. Ajo nuk mund të linte indiferent, as disa prej njerëzve diktatorët më të mëdhenj që ka njohur bota. Udhëheqësi nazist, Adolf Hitler, ishte një tifoz i madh i Shalkes. Gjatë qëndrimit të tij në pushtet, ky ekip fitoi 6 herë kampionatin gjerman. Thuhet se Hitleri i ndiqte shpesh ndeshjet e këtij ekipi, dhe e ndihmonte atë kur kishte mundësi.
Ndërkohë ekipi i zemrës i diktatori sovjetik, Josif Stalin, ishte CSKA-ja e Moskës, që njihej ndryshe si klubi i ushtrisë. Pas humbjes në Jugosllavi në Lojërat Olimpike të vitit 1952, Stalini i internoi të gjithë lojtarët në Siberi. Edhe udhëheqësi fashist Italian, Benito Musolini, ishte i apasionuar pas futbollit. Ai bënte tifo për Bolonjën, që nën vitet e sundimit të Musolinit, fitoi 4 tituj kampionë.
Lideri fashist spanjoll, Francisco Franko, ishte një tifoz i deklaruar i Realit të Madridit. Diktatori libian Muamar Gadafi, thuhet se ishte tifoz i skuadrës angleze të Liverpulit, ndërsa ai rumun Nikolae Çaushesku, ishte një fans i çmendur i Steauas së Bukureshtit. Udhëheqësi legjendar i Kubës, Fidel Kastro, ishte një tifoz i skudrës angleze të Arsenalit. Ndërkaq, Kim Jong-Un, lideri komunist i Koresë së Veriut adhuron Premier Ligën angleze dhe ekipin e Mançester Junajtid. Gadafi, Kastro dhe Un, kanë qenë fansa në distancë të skuadrave të huaja, pa pasur mundësi të ndikojnë në rezultatet e tyre.