Ish-deputeti i PD-së, Asllan Dogjani ka organizuar një drekë ku ka ftuar miqtë e tij, ish-deputetë të opozitës.
Vihet re që personat me të cilët Dogjani është ulur janë deputetë të lënë jashtë listave të zgjedhjeve të 25 qershorit, nga kryedemokrati Lulzim Basha.
“Sot për drekë me miqtë e mi. Gëzuar Vitin e Ri nga unë dhe miqtë e mi duke shijuar ushqimet tradicionale kineze”, shkruan Dogjani teksa publikon foton.