Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Punë në Gjermani/ Çfarë duhet të dini para se të aplikoni për vizë

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Punë në Gjermani/ Çfarë duhet të dini para se të aplikoni për vizë

Projektligji i ri i ardhjes së fuqisë punëtore nuk do ta shmangë nevojën e aplikimit për vizë pune. Lind pyetja se a do të shkurtohet apo do të zgjatet koha e pritjes për vizë në ambasada.

Një gjë duhet thënë që në fillim: Askush nuk mund ta parashikojë saktësisht se a do të rritet apo do të ulet kohëzgjatja e pritjes për një vizë pune. Por po përpiqemi të sqarojmë se çfarë mund të çojë në përshpejtim, e çfarë në ngadalësim të procedurave.

Vizat për të kërkuar punë 

Një risi shumë e rëndësishme në projektligjin e ardhjes së fuqisë punëtore është “Viza për të kërkuar punë” (Job-Seeker-Visum). Deri tani këtë mundësi e kanë vetëm profesionistët me shkollë të lartë. Me ligjin e ri do ta kenë edhe profesionistët, kualifikimi i të cilëve njihet edhe në Gjermani. Kjo është një vizë, që jepet për një afat kohor deri në gjashtë muaj, vetëm për Gjermaninë, për dallim nga viza Schengen, e cila jepet për 90 ditë dhe vlen për të gjithë hapësirën Schengen.

Viza për të kërkuar punë i jep të drejtën një personi të kualifikuar që të vijë në Gjermani pa kontratë pune. Deri tani kjo lloj vize aplikohet vetëm për të diplomuarit me shkollë të lartë. Rregulli aktual parasheh se kush gjen punë brenda këtij gjashtëmujori, nuk ka nevojë të dalë nga Gjermania për të marrë vizë pune, por mund të aplikojë direkt në zyrën e të huajve, në vendin ku jeton. Nëse kjo procedurë do të përdoret edhe në projektligjin e ri, kjo do të shihet, kur projektligji të marrë formën përfundimtare, pasi të jetë miratuar në Bundestag dhe Bundesrat (Këshillin Federal). Kjo pritet të ndodhë në mesin e vitit 2019. Ligji është parashikuar të hyjë në fuqi në vitin 2020.

Ministri i brendshëm Seehofer tha të mërkurën (19.12) në Berlin se projektligji do të bazohet tek rregulli aktual për të diplomuarit. Por ende nuk është e qartë se sa i ngjashëm do të jetë ligji i ri me rregullin në fjalë. Një dallim me sa duket është se, ndërsa për të diplomuarit me arsim të lartë nuk ka nevojë për dëshmi gjuhe, për punëtorët e kualifikuar pa shkollë të lartë, do të kërkohen, veç kualifikimit, edhe njohuritë e gjuhës gjermane. Hubertus Heil, ministri socialdemokrat i Punës, tha se njohuritë nevojiten së paku në nivel A2, që mjafton sa  për t’u marrë vesh për gjërat bazike.

Symbolbild Flüchtlinge als Fachkräfte (picture-alliance/dpa/S. Hoppe)

Shtimi i numri të aplikuesve

Pra, falë vizës së përkohshme për të kërkuar punë, pritet që procedura e dhënies së vizës të përshpejtohet, sepse nuk do të ketë nevojë, sikurse tani, që dokumentet të kalojnë edhe njëherë në Gjermani, për të verifikuar kontratën e punës. Përshpejtuese është edhe heqja e verifikimit të përparësisë së një shtetasi gjerman apo të BE-së.

Pritet rritje aplikimesh për viza

Por nga ana tjetër, këto lehtësime e hapin rrethin e mundshëm të aplikuesve për vizë. Kështu që sipas gjykimit të specialistëve, numri i kërkesave për vizë do të shtohet dhe pikave konsullore do t’u dalin edhe më shumë punë.

Se si do të përballohet rritja e vëllimit të punës, nuk është ende e qartë. Ambasadat, të cilat që tani janë  shumë të ngarkuara me punë,  kanë paralajmëruar se do ta shtojnë personelin. Por ministri Seehofer tha se ndoshta do të duhet të ngrihet një ent i posaçëm për migrimin e fuqisë punëtore.

Shtim i kapaciteteve nëpër ambasada

Që ambasadat vetë nuk do të jenë në gjendje ta përballojnë këtë fluks, kjo duket sidomos tek vendet e Ballkanit. Që kur ka hyrë në fuqi e ashtuquajtura Rregullore e Ballkanit Perëndimor, në fillim 2016, konsullatat gjermane të këtyre vendeve kanë pasur fluks tejet të madh kërkesash për vizë. Siç mësoi DW nga Ministria e Punëve të Jashtme, vetëm në vitin 2017,  Ambasada Gjermane në Prishtinë ka trajtuar 19 000 kërkesa për viza afatgjate, pra, jo Schengen.

Me këto shifra seksioni i vizave në Ambasadën Gjermane në Prishtinë është ndër dhjetë  më të mëdhatë në botë, sikurse edhe seksionet e vizave në Beograd dhe Sarajevë. Kjo rritje e madhe shpjegon edhe faktin që “megjithëse Gjermania e ka shtuar personelin konsullor në këto vende, kohëzgjatja e pritjes për një takim në ambasadë shkon deri në disa muaj”, i tha DW-së Ministria e Jashtme. Gjermania planifikon edhe në të ardhmen shtimin e kapaciteteve në Prishtinë, por Ministria e Jashtme nuk e konkretizoi, se çfarë do të thotë ky shtim i kapaciteteve dhe kur do të ndodhë.  DW

TË LIDHURA

Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!
Aktualitet

Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!

21:53 | 30/12/2025
Trup i pajetë në Elbasan/ 66-vjeçari gjendet i djegur në banesë, policia jep detaje
Aktualitet

Trup i pajetë në Elbasan/ 66-vjeçari gjendet i djegur në banesë, policia jep detaje

21:30 | 30/12/2025
Aksident në Korçë/ Niset me urgjencë drejt spitalit një i pl*gosur
Aktualitet

Aksident në Korçë/ Niset me urgjencë drejt spitalit një i pl*gosur

21:02 | 30/12/2025
Next Post
Berisha me virozë, Hysaj dhe Agolli i bashkohen grupit (Video)

Nuk i ndërroi kuqezinjtë me Gjermaninë, vjen hapi i madh në karrierë e shqiptarit

Rama inspekton punimet e konvikteve, u drejtohet studentëve: Kërkesa juaj një shtysë për…

Rama inspekton punimet e konvikteve, u drejtohet studentëve: Kërkesa juaj një shtysë për...

Vjen oferta, një kompani në garë për koncesionin e aeroportit të Kukësit

Vjen oferta, një kompani në garë për koncesionin e aeroportit të Kukësit







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025




TË FUNDIT

Juela rrëfen tragjedinë familjare: Partneri dhe motra e tij u vranë, “zemra mu copëtua”
Showbizz

Juela rrëfen tragjedinë familjare: Partneri dhe motra e tij u vranë, “zemra mu copëtua”

by mirseda
00:18 | 31/12/2025
0

Juela ka bërë një rrëfim tronditës në “Big Brother VIP”, për vrasjen e partnerit dhe motrës së...

“Nuk e kam tradhtuar kurrë”/ Iliri surprizohet në BBV, telefonatë nga bashkëshortja

“Nuk e kam tradhtuar kurrë”/ Iliri surprizohet në BBV, telefonatë nga bashkëshortja

22:39 | 30/12/2025
Holandë/ Arrestohet 29-vjeçari sirian, dyshohet se planifikonte sulm në Europë, lidhje me ISIS

Holandë/ Arrestohet 29-vjeçari sirian, dyshohet se planifikonte sulm në Europë, lidhje me ISIS

22:27 | 30/12/2025
Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!

Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!

21:53 | 30/12/2025
“Ke qejf të vetëshpallesh”/ Nga miq në rivalë, Stine përplaset me Mirin: Nuk pate shumë aksion

“Ke qejf të vetëshpallesh”/ Nga miq në rivalë, Stine përplaset me Mirin: Nuk pate shumë aksion

21:33 | 30/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com