Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Presidenti Meta çmon “Fundjavë Ndryshe” me dekoratën “Nënë Tereza”

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Presidenti Meta çmon “Fundjavë Ndryshe” me dekoratën “Nënë Tereza”

Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot me anë të një ceremonie të veçantë Fondacionin bamirës “Fundjavë Ndryshe” me Dekoratën “Nënë Tereza”: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar dhe të vazhdueshëm në ndihmë të familjeve të varfra, duke përmirësuar ndjeshëm jetesën e tyre. Kjo veprimtari humanitare është kthyer në shembull frymëzimi për të rinjtë dhe ka forcuar solidaritetin e shoqërisë ndaj shtresave në nevojë”.

Gjatë fjalës së tij, Meta vuri në dukje se ka kënaqësinë e veçantë, që të nderojë me Dekoratën e lartë ‘Nënë Tereza’, Fondacionin “Fundjavë Ndryshe”, një fondacion që mbledh brenda vetes një numër të madh të rinjsh e të rejash shumë aktiv, veçanërisht në fushën sociale.

“Ky vlerësim, që mban emrin e shenjtores sonë të madhe Nënë Tereza, merr vlerë të veçantë për faktin se këta të rinj e të reja, ashtu si Shën Nënë Tereza, i dedikohen bamirësisë duke ndihmuar me qindra e mijëra familje shqiptare në nevojë. Kjo tregon një përgjegjshmëri të lartë sociale në mbrojtjen e shtresave më vulnerabël të shoqërisë, dhe forcimin e solidaritetit shoqëror dhe njerëzor”, nënvizoi presidenti.

Më tej, Meta vuri në dukje aspektin e veçantë njerëzor dhe humanitar të Fondacionit, duke u shprehur: “Më kujtohet 3 vjet më parë kur fillova të dëgjoja emrin e ‘Fundjavë Ndryshe’. Më pëlqeu shumë fakti që një grup të rinjsh e të rejash, kryesisht studentë, për më shumë të drejtuar po nga një student shumë i ri në moshë, Arbër Hajdari, shkonin së bashku, derë më derë, në familjet e varfra duke çuar ndihma ushqimore e veshmbathje.

Sot, pas 3 vitesh, bilanci juaj është mbresëlënës, me mbi 16.000 familje të ndihmuara, 190 ndërtesa të ngritura, 100.000 njerëz të angazhuar, 8000 flakone gjaku të dhuruar dhe shumë veprimtari të tjera që vazhdojnë çdo ditë të ndihmojnë me mijëra njerëz në 6 qarqet më të varfra të vendit.”

Themeluesi dhe drejtuesi i Fondacionit, Arbër Hajdari, i shprehu mirënjohjen Presidentit Meta për vlerësimin dhe mbështetjen e pakursyer personale dhe institucionale, duke theksuar se e gjithë veprimtaria bamirëse bëhet për të ngjallur shpresën si dhe për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve, sidomos brezit të ri.

“Nuk ka gjë më të bukur dhe emocionuese se sa të shikosh të rinjtë e të rejat e Fondacionit që me shumë dashuri e përkushtim, kohën e tyre të lirë ia dedikojnë ndihmës për fëmijët e varfër, për njerëzit me aftësi të kufizuara apo të sëmurëve. Kjo tregon një përgjegjshmëri të lartë sociale në mbrojtje të shtresave më vulnerabël dhe forcimin e solidaritetit shoqëror dhe njerëzor.”

TË LIDHURA

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.
Aktualitet

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit
Aktualitet

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

21:53 | 05/12/2025
Korçë, zbulohet një pikë bastesh në ambientet e një lokali
Aktualitet

Korçë, zbulohet një pikë bastesh në ambientet e një lokali

19:45 | 05/12/2025
Next Post
Lëvizja studentore e 1990-ës, CIA njoftoi një muaj para Sigurimin e Shtetit

Lëvizja studentore e 1990-ës, CIA njoftoi një muaj para Sigurimin e Shtetit

Rifillojnë fluturimet në aeroportin Gatwick të Londrës

Rifillojnë fluturimet në aeroportin Gatwick të Londrës

Berisha denoncon: Banda e Skraparit në fushatë për kandidatin e PS-së

Berisha-studentëve: Dje dhashë informacione të gabuara, sot i kam të sakta. Hyni në Google Maps...







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.
Aktualitet

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

by mirseda
22:56 | 05/12/2025
0

Në një sallë plot me figura të njohura politike nga vendi dhe trojet, artistë dhe shumë personazhe...

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

21:53 | 05/12/2025
Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

21:50 | 05/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, publikohet marrëveshja e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, publikohet marrëveshja e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

21:37 | 05/12/2025
Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

21:10 | 05/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com