Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Më hoqi emrin nga lista/Arben Imami i nxjerr të “palarat” Bashës

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Më hoqi emrin nga lista/Arben Imami i nxjerr të “palarat” Bashës

Arben Imami thotë se do të kishte dhënë dorëheqjen nga kandidatura për anëtar në Këshillin Kombëtar, siç bënë shumë kolegë të tij, por Basha nuk ia dha as këtë kënaqësi, duke e lënë jashtë listave. Ai ka lëshuar një lum akuzash ndaj kreut demokrat, duke e cilësuar si përfitues të punës, djersës dhe gjakut të kësaj force politike. Madje ai konfirmoi më tej se nuk ka mbajtur kontaktet me kreun e PD-së.

“Po të isha në listën e Këshillit Kombëtar, do të kisha bërë të njëjtën gjë që bënë disa kolegë të tjerë. Por kjo është një gjë që duhet ta zgjidhja unë. Basha e hoqi emrin tim nga lista e Këshillit Kombëtar, megjithëse Këshilli Kombëtar i vjetër do të votohej i gjithi së bashku. Pasi ka bërë  të gjitha këto, thotë hajde bashkohemi. Për çfarë të bashkohemi? Nuk më bashkon asgjë me z. Basha. Eshtë përfitues i punës, djersës dhe gjakut të PD. E rrënoi atë parti. Me të personalisht nuk kam asnjë pikë kontakti”, tha ai për “Ora News”.

Ai është rrëfyer më tej se Basha e pati shansin të bashkonte partinë, por me qëllim e mbylli atë rrugë. Për Imamin, Basha nuk ka reflektuar.

“Kishte një shans, ja dhamë këtë shans në një vit e gjysmë të reflektonte. Mund të propozonte çfarëdolloj kompromisi të hapur dhe të ndershëm, por nuk mund të fusë njerëz për të bërë kompromise të ndyra. Nuk kam bërë kompromise me njerëz shumë më të nivelit të lartë sesa ky mashtrues. Më kanë bërë propozime të rëndësishme në ’90. Nuk mund ti mbyllë gojën me oferta të tilla askujt. Një kompromis i hapur, i shëndetshëm sigurisht që do ti shërbente PD dhe unë personalisht, dhe jo vetëm unë. Ja kemi ofruar në këtë vit e gjysmë që kur bëri shitjen e zgjedhjeve të PS, ai e ka mbyllur vetë atë rrugë”.

Për Arben Imamin, mbledhja e Kongresit ishte në kundërshtim me rregulloren e partisë. Sipas tij, nuk kishte asnjë surprizë, dhe se me këtë, ka vulosur përçarjen e PD.

“Ishte e qartë se do shkonte në këtë mënyrë. Nuk kishte asnjë surprizë. Me këtë po vulos përçarjen e PD që e shkaktoi ai. Bashkimi dhe harmonia mund të krijohen vetëm mbi bazën e rregullit të mirëpranuar. Nëse prishet ky rregull, dhe dëmton lirinë e personit dhe drejtësinë, nuk ka shanse për bashkim. Këtë ka bërë Basha”.

Për pjesëmarrësit në Kongresin e PD-së ndjen keqardhje, pasi siç thotë ai, i bënë një varrim kolektiv një vlere të madhe të politikës shqiptare. Ai pyet se ku janë anëtarët? Për rrjedhojë, Basha vijon me të njëjtën mënyrë, duke marrë të gjitha veprimet vetë.

“Ku janë 7000 anëtarë? Lista ka 7 000, aty nuk janë 7000. Premtoi se nuk do vepronte më, pa pyetur forumet. Vijon në të njëjtën mënyrë, të gjitha vendimet i merr në mënyrë autokratike i vetëm. Ku është forca e këtij njeriu? Heshtja e atyre që shkojnë në Kongres dhe mendojnë se mos ka një shans, por në fakt janë duke bërë një varrim kolektiv të një vlere të madhe të politikës shqiptare”.

 

TË LIDHURA

U vendos pas shkarkimit të Ilir Prodës, Sokol Bizhga merr detyrën si Drejtor i komanduar
Aktualitet

U vendos pas shkarkimit të Ilir Prodës, Sokol Bizhga merr detyrën si Drejtor i komanduar

14:01 | 02/03/2026
Balliu: Zëvendësimi i Prodës me Bizhgën nuk është reformim i policisë
Aktualitet

Balliu: Zëvendësimi i Prodës me Bizhgën nuk është reformim i policisë

13:22 | 02/03/2026
Policia arreston një prej protestuesve: Plagosën rëndë punonjësin e kompanisë private të sigurisë
Aktualitet

Policia arreston një prej protestuesve: Plagosën rëndë punonjësin e kompanisë private të sigurisë

12:16 | 02/03/2026
Next Post
Gazetarja “skanon” politikanët: Rama arrogant. Berisha dhe Meta politikanë rrace, kanë lënë shenjë

Gazetarja "skanon" politikanët: Rama arrogant. Berisha dhe Meta politikanë rrace, kanë lënë shenjë

Nisja e karrierës si spikere/Eni Vasili: Isha 20-vjeç, vesha xhaketën e mamit

Nisja e karrierës si spikere/Eni Vasili: Isha 20-vjeç, vesha xhaketën e mamit

Studentët e presin poshtë zyrës, ja lëvizja e radhës e Ramës (video)

Studentët e presin poshtë zyrës, ja lëvizja e radhës e Ramës (video)







JU REKOMANDOJMË

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026




TË FUNDIT

U vendos pas shkarkimit të Ilir Prodës, Sokol Bizhga merr detyrën si Drejtor i komanduar
Aktualitet

U vendos pas shkarkimit të Ilir Prodës, Sokol Bizhga merr detyrën si Drejtor i komanduar

by mirseda
14:01 | 02/03/2026
0

Sokol Bizhga merr zyrtarisht detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i komanduar. Shkresa që...

Irani vret një tjetër ushtar amerikan, e konfirmon Pentagoni

Irani vret një tjetër ushtar amerikan, e konfirmon Pentagoni

13:52 | 02/03/2026
Balliu: Zëvendësimi i Prodës me Bizhgën nuk është reformim i policisë

Balliu: Zëvendësimi i Prodës me Bizhgën nuk është reformim i policisë

13:22 | 02/03/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026
Von der Leyen: Duhet të punojmë drejt uljes së tensioneve dhe një zgjidhje diplomatike

Von der Leyen: Duhet të punojmë drejt uljes së tensioneve dhe një zgjidhje diplomatike

12:40 | 02/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com