Nuk ka të ndalur seria e denoncimit të doktoraturave plagjiaturë nga ana e Taulant Mukës, dhe studiuesit Vladimir Kola. Me anë të një postimi në Facebook, ku e demostron përmes të dhënave, Muka nxjerr zbuluar vajzën e Dhori Kules, e cila ka kryer plagjiaturë në punimin e saj doktoral.
Ish-zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka, i ka nxjerrë ‘bojën’ znj. Ditjona Kule, referuar plagjiaturës së Tezës së Doktoraturës. me titull “Ndikimi i Arsimit të Lartë në Rritjen Ekonomike: Rasti i Shqipërisë”, me udhëheqës shkencor prof. dr. Sulo Haderi, e mbrojtur në vitin 2015, pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
Muka sqaron më tej se në këtë Tezë Doktorature gjeni kopjime, jo vetëm në anglisht të përkthyera në shqip, por gjeni edhe tekse të kopjuara nga dokumente në gjuhën shqipe, pa u cituar burimi origjinal. Po sipas tij, përqindja e kopjuar në këtë Tezë Doktorature, është shumë e lartë.