Katër vite më parë, studentët u ngritën në protesta. Por, ndryshe nga këtë herë, Rama doli nga Kryeministria për të folur e dialoguar me ta.
Bëhet fjalë për protestën e studentëve të Gjeologji Minierave, të cilët ngritën zërin kundër vendimit të qeverisë për shpërnguljen e tyre nga fakulteti, pasi godina ishte planifikuar të kthehej në Pallat Drejtësie.
Në atë kohë, mes palëve u gjet një zgjidhje, ndryshe nga ngërçi i tanishëm ku secila palë insiston në të drejtën e tij. Kështu, studentët nuk pranojnë të dialogojnë me Ramën, por duan plotësimin e kërkesave, ndërsa Rama kërkon me këmbëngulje ballafaqim dhe dialog me ta për të zgjidhur kërkesat e tyre.
Video e vitit 2014 kur Rama takoi studentë e pedagogë të Gjeologji Minierave: