Ndonëse u bë një zhurmë e madhe, për fat të keq studentët e Shkodrës kanë braktisur protestën në kryeqytet. Studentët e Universitetit të Shkodrës kanë ndërmarrë këtë akt, pasi mendojnë se të gjithë janë të politizuar.
“Të gjithë studentët janë të politizuar, dhe kemi vendosur që të largohemi”, janë shprehur ata, duke u larguar nga protesta.
Më herët, studentët u përplasën duke akuzuar njëri-tjetrin se janë pjesë të forumeve të partive politike, ndërkohë që nuk duan as përfshirjen e organizatës “Lëvizja për Universitetin”.
Një studente e Lëvizjes për Universitetin, shprehet se studentët e forumeve politike janë të pranishëm në protestë, për ti përçarë ata.