Sikundër ishte njoftuar edhe një ditë më parë, pak çaste më parë ka rinisur protesta e qindra studentëve. Gjatë ditës së sotme i janë bashkuar protestës edhe studentët e Universitetit të Arteve. Studentët janë nisur nga korpusi, në drejtim të Ministrisë së Arsimit.
Në ditën e gjashtë të protestës, studentët kanë deklaruar se nuk do të ketë tërheqje.
Studentët kanë nisur marshimin e tyre në drejtim të Ministrisë së Arsimit, ndërsa janë shprehur se qeveria ka afat deri të martën për të plotësuar kërkesat e tyre.
“Jemi të gjithë të bashkuar. Do i kërkojmë ministrisë të njëjtat kërkesa me 8 pika. Të martën është ultimatumi dhe të martën është protesta më e madhe e parë ndonjëherë”, tha një nga studentët.
Ata thonë se nuk pranojnë asnjë negociatë, pa u plotësuar të gjitha kërkesat e tyre.