Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Tenderi/Kush fshihet pas ‘çunakut’ të Unazës së Re?

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Tenderi/Kush fshihet pas ‘çunakut’ të Unazës së Re?

Avdjol Dobi, 26-vjeçari misterioz që rezulton të jetë përfaqësuesi, ligjor i kompanisë “DH-Albania”, e cila ka rezultuar fituese e tenderit 18 milion euro për ndërtimin e mbikalimit dhe nënkalimit tek ish-sheshi “Shqiponja”, këtë javë do pyetet në prokurorinë e Tiranës. Një element i hetimit që sapo ka filluar në prokurorinë e Tiranës është të zbulojë kush fshihet mbrapa 26-vjeçarit Advjol Dobi, që nuk ka asnjë fuqi financiare për ta derdhur 1.8 milion euro si fond garancie në arkën e shtetit.

Dyshimet mbi Dobin bien se ka falsifikuar dhe ka përdorur më pas një vërtetim të lëshuar nga departamenti i shtetit të Delaware, ku tregohej se kompania “Dunwell Haberman”, e cila pretendohet se është kompania mëmë e firmës shqiptare “DH-Albania”, nuk kishte detyrime financiare në SHBA. Por nëse certifikata është fallso, Dobit do t’i duhet të vërtetojë dhe origjinalitetin e bilanceve që ka paraqitur, pse në fakt dyshohet që kompania mëma është themeluar vetëm në viti 2018, ndërkohë që Dobi nga ana tjetër ka dorëzuar bilancet e tre viteve të fundit.

Thirrja në prokurori, por asnjë masë sigurie

Pikërisht për këtë vërtetim dhe vërtetësinë e këtij dokumenti, Avdjol Dobi është thirur dy ditë më parë në ambjentet e Autoritetit Rrugor Shqiptar në Tiranë, ku gjatë një takime me krerët e këtij institucioni, Dobi ka dalë garant dhe ka siguruar se dokumentat e përdorura për fitimin e tenderit janë origjinale.

Por pavarësisht këtij takimi me kreun e ARrSH Afrim Qëndro, javën që vjen Avdjol Dobi do zhvillojë një takim më të tensionuar në prokurorinë e Tiranës. Prej dy ditësh kjo prokurori ka nisur hetimet për skandalin e fitimit të tenderit 18 milion euro, për ndërtimin e mbikalimit dhe nënkalimit të “Unazës së Re”, tek ish-sheshi “Shqiponja”.

Ndërkohë çuditërisht nuk është marë asnjë masë ndalimi për Dobin, i cili në çdo moment mund të ikë nga Shqipëria. Dobit do t’i duhet të japë llogari për shumë pikëpyetje, ku më tepër prokurorët do kërkojnë të dinë nga ai se në çfarë rrethana e ka gjetur vërtetimin e lëshuar nga Departamenti i Shtetit të Delaware në SHBA. Njëherësh prokuroria e Tiranës gjatë marrjes në pyetje të këtij personazhi, do konsistojë në zbulimin e origjinës të shumës prej 1.8 milion euro që kompania “DH-Albania” dhe “Biba X”, ka ngrirë si fund garancie, për ndërtimin e mbikalimit dhe nënkalimit.

Ndërkohë një burim pranë prokurorisë së Tiranës thanë për gazeta “Shqiptarja.com” se një grup oficerësh kanë shkuar në zyrat e kompanisë “DH-Albania” dhe “Biba X”,duke sekuestruar një sërë dokumentash dhe kompjuterat.

Pritet që në ditët në vijim kompjuterat të çohen për ekspertim në laboratorin shkencor, ndërkohë skaner do i bëhet dhe E-maileve të Avdjol Dobit, për të marrë komunikimet elektronike që 26-vjeçari mund të ketë bërë me persona të ndryshëm në SHBA, për këtë çështje.

Krahasim të dokumentave

Tashmë do t’i duhet prokurorëve të Tiranës, që të zbardhin të vërtetën e këtij skandali, ku pritet që hetimi të bashkërendohet dhe me drejtësinë Amerikane, ku do kërkohet zyrtarisht krahasimi i dokumentacionit me ato që “DH-Albania”, ka paraqitur në tender dhe në QKB, me ato që janë nxjerë nga departamenti i shtetit të Delaëare në SHBA.

Tashmë është herët për të folur se cili do jetë rezultati i këtij hetimi, por për këtë çështje kanë nisur hetime edhe në SHBA. Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaware konfirmoi për “Zërin e Amerikës” se ka filluar hetimet për të përcaktuar në se kompania “Dunwell Haberman”, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime.

Pritet që në ditët në vijim prokuroria e Tiranës ti drejtohet me një letërporosi drejtësisë së SHBA-së, ku të kërkojë informacion për këtë çështje./shqiptarja.com

 

 

 

 

Tags: hetimettenderiUnaza e Re

TË LIDHURA

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës
Aktualitet

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës

22:37 | 07/01/2026
Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë
Aktualitet

Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

22:15 | 07/01/2026
Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!
Aktualitet

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

21:38 | 07/01/2026
Next Post
Një tjetër familje shqiptare del nga skamja, së shpejti me një shtëpi të re (video)

Një tjetër familje shqiptare del nga skamja, së shpejti me një shtëpi të re (video)

“Ju të dilni nga skenari”/Olta Gixhari dhe Armina Mevlani fusin në kurth Ardit Gjebrean

"Ju të dilni nga skenari"/Olta Gixhari dhe Armina Mevlani fusin në kurth Ardit Gjebrean

Protesta/Zef Brozi: Mos lejoni t’iu mashtrojnë politikisht

Protesta/Zef Brozi: Mos lejoni t’iu mashtrojnë politikisht







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës
Aktualitet

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës

by mirseda
22:37 | 07/01/2026
0

Në Durrës, në zonën e njohur si ish-Këneta, efektivët dhe mjetet e Komandës Mbështetëse të Forcave të...

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

22:32 | 07/01/2026
Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

22:15 | 07/01/2026
Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

21:38 | 07/01/2026
Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

20:53 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com