Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

8 dhjetori/ Berisha: Sot kemi një dhjetor të dytë kundër regjimit të Ramës

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
8 dhjetori/ Berisha: Sot kemi një dhjetor të dytë kundër regjimit të Ramës

Demokratët kanë kujtuar sot 8 Dhjetorin e 1990. Pas 18 vitesh, ata kujtojnë Ditën e Rinisë në një ceremoni të mbajtur në Qytetin Studenti, ku Lëvizja Studentore i dha fund diktaturës.

Berisha i cilësoi studentët e viteve 90 si heronj, ndërsa risolli në kujtesë emocionet e atyre ditëve.

“Ditë si kjo janë ditë kujtimesh mbresash në të vërtetë për mua këto janë ditët e shtrëngatave emocionale të fuqishme, për ato përjetime të 28 viteve më parë. Janë ditët e gjenezës në 28 vite kemi pasur ditë të mëdha, të bekuara edhe të vështira, por ditët e dhjetorit 90 janë ditët e gjenezës në këto tre dekada të kombit shqiptar. Për mua janë ditët ku unë përjetova mrekullinë më të madhe të jetës sime sepse, ato ditë unë do të kisha përballë, një grup studentësh 500 por edhe 1000 që në rrugën afër rrugës Elbasanit ishin pozicionuar përball autoblindave tankeve, të gjitha llojeve të armëve. Ishin të vetmuar, 15-16 qytetarë ishin afër tyre, por ishin të pamposhtur ishin heronj. Asnjë nuk thotë se unë isha hero, por vërtetë ato ishin heronj të vërtetë të Kombit shqiptar. Ishin heronj të pamposhtur”, deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri tha më tej se ata kishin marrë një vendim epik për nga guximi përsëri në protestë, për t’i kthyer sheshin kombit dhe popullit.

“Ishin heronj sepse ai marsh ishte marsh mesjanik. U rrahën me të gjitha mjetet, ju them se vetëm 20 minuta më vonë guxuan t’i përcjellin regjimit ultimatumin e parë, liro studentët ose sheshi e ndërtesat bëhen thërrime. U ngritën fillimisht kundër etërve të tyre, studentët në tërësi ishin të privilegjuarit e rinisë shqiptare, ne ishim akoma më të privilegjuar të inteligjencës. Nuk e harroj ditën kur erdhën baballarët për t’i shpërndarë, por ndodhi e kundërta etërit u bashkuan me bijtë e tyre. Ata ishin heronj sepse kur je trim me mbështetje të madhe, ajo është trimëri. ‘Shqipërinë si gjithë Europa’; ‘liri demokraci’; revolucioni demokratik, kishte platformën më të ndritur në gjithë historinë, Shqipëria zonjë në Europë. Lideri i tyre, heroi i tyre, doli nga këto ndërtesa nga ky shesh si një mesi për shqiptarët, si u zgjodh me një betim, ja ku janë ishin fëmijë, bebe Azem Hajdari u tha studentëve, iu la peng Rudinën e Kirin: Unë do t’ju drejtoj! Dhe ata i besuan një studenti, t’i udhëhiqte drejt përballjes më të egër me një diktaturë mizore. Azem Hajdari formuloi ultimatumin ose lironi studentët, ose sheshin e bëjmë copa. Është Azem Hajdari që bëri gjithçka për kërkesën e pluralizimit politik, e miratoi në këtë shesh. Idealet e dhjetorit janë fryma më e pastër. Ata janë sot më aktuale se kurrë tek dëgjojmë studentë E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Azem ti je gjallë dhe do mbetesh i tillë në jetë të jetëve. Sot prej 4 ditësh kemi një dhjetor të dytë. Si asnjëherë universitetet kanë nisur një betejë të vendosur, kundër regjimit të Edi Ramës. Ky regjim ka përqendruar të gjitha pushtetet në dorën e vet. Ky regjim i ka mbyllur Shqipërisë dyert, ka larguar shqiptarët si në 91, ka vrarë shpresën. Studentët po u ngjallin shpresat shqiptarëve. U shpreh mbështetjen më të fuqishme, u bëj thirrje shqiptarët ti mbështesim me gjithë mundësitë. Mos dëgjoni ata manipulatorë, që kërkojnë t’ju shkëpusin nga shoqëria, që për interesa të padronëve të tyre, përpiqen t’ju paraqesin se po protestoni për një gjobë”.

TË LIDHURA

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit
Politikë

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

22:11 | 27/12/2025
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit
Aktualitet

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
PD ka probleme, besimi qytetar është shkelmuar; fajtorët do veçohen
Politikë

PD ka probleme, besimi qytetar është shkelmuar; fajtorët do veçohen

19:53 | 27/12/2025
Next Post
7×7 bëjnë 42/Qytetarët e tallin rëndë: O Luli, s’je për këtë punë ti! Ke hallin e votave

Kërcënon Basha: Vetting politik ose rrëzojmë parlamentin

“Po nuk ranë tarifat, do bjerë ministria”, studentët thirrje Nikollës dhe Ramës

“Po nuk ranë tarifat, do bjerë ministria”, studentët thirrje Nikollës dhe Ramës

VIDEO/ Jetoi 18 vjet i bllokuar në aeroport, historia e pazakontë e iranianit

VIDEO/ Jetoi 18 vjet i bllokuar në aeroport, historia e pazakontë e iranianit







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP
Showbizz

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP

by mirseda
23:48 | 27/12/2025
0

Përkujdesja që Brikena ka treguar ndaj Stenaldos, në ambientet e shtëpisë së “Big Brothr VIP”, e ka...

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

22:39 | 27/12/2025
Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

22:11 | 27/12/2025
BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

22:05 | 27/12/2025
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com