Mesila Doda i ka kërkuar shqiptarëve që të bashkohen për rrëzimin e Ramës. Ajo është e mendimit se shefi i qeverisë qëndron në atë post, vetëm nga votat e vjedhura të bandave kriminale.
Në vazhdën e akuzave, Doda shkruan në Facebook se Rama është në atë post, falë pazareve të pista.
Ndodhur në këto kushte, ajo propozon që aktorët, studentët e jo vetëm, të ngrihen sa më parë, për të larguar Ramën nga qeverisja.