Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Flet Armand Duka: Futbolli për shqiptarët si fe. Bastet do ndalohen, aq sa duhani në…

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Duka: UEFA nuk na detyron dot të dënojmë Skënderbeun, gjykata…

Presidenti i FSHF, Armand Duka, në një intervistë në “Ora News”, teksa gjendet 16 vjet në krye të federatës, flet për gjendjen aktuale të Kombëtares Shqiptare, si edhe për ato të moshave, kampionatin shqiptar apo edhe çështje të tjera.

LIGA E KOMBEVE – Nuk mund ta them një zhgënjim. Sa më lart të ngjitesh, aq më e vështirë bëhet. Kur vjen pas kualifikimeve, dhe pas vendit të tretë në kualifikueset e botërorit, patjetër që kërkon akoma më shumë. Kishte specifikat e veta. Edhe kompeticioni, por edhe grupi me tre që është i vështirë. Një gabim të bësh dhe e bën të vështirë. Mbetëm në ligë, nuk është se zbritëm.

MOSHAT – Në sjelljen e stafit teknik në FSHF, nuk ka qenë ndryshimi i menjëhershëm pas një rezultati. Të gjithëve i është dhënë mundësia për të punuar dhe për të dhënë rezultate më shumë. Kur nuk kanë ardhur, ka pasur ndryshime. Kam edhe unë kritika, por jo deri në nivelin që duhet të bëjmë revolucion. Shkojmë në mars direkt me kualifikuese pa asnjë mundësi për të bërë eksperimente. Gjithmonë mbahet mend rezultati. Në futboll, fatkeqësisht shenjëstrohet trajneri. Njerëzit e shenjëstrojnë direkt atë për mungesë rezultatesh.

KAPITENI – Është tashmë një kapiten i zgjedhur nga ekipi, Mavraj, Hysaj. Kapiteni i ekipit është diçka që nuk mund ta mbash përjetësisht.

KAMPIONATI – Ku ka gjë në Shqipëri që nuk akuzohet për blerje dhe shitje. Shqipëria ka mungesë besimi në çdo gjë dhe akoma më shumë në një lojë. Kam dëgjuar njerëz që vënë bast një skedinë 1 mijë lekë dhe kur e humbim, thonë e shiti Mesi apo Ronaldo. Nuk është për t’u errësuar me logjikën e bastexhinjve. Pikat e basteve do të ndalohen, aq sa është ndaluar duhani në lokalet shqiptare.

PËRJASHTIMET E TIFOZËVE –  “Duhet të kemi stadiume të nivelit të kulturuar në të cilat të vijnë edhe femrat. Edhe nëna ime, edhe motra ime etj. Duhet të kemi klimë të pranueshme. Kjo detyron komisionin që të marrë shpesh vendime të kontestueshme për vendime kolektive.”

“ARENA KOMBËTARE” –  Është një stadium me 2 bashkëpronar, por njëri bashkëpronar nuk dha dhënë akoma kontributet e veta, qeveria. Përderisa “Alianz Arena” ka emër komercial pse mos ta bëjmë dhe ne. Do të jetë një stadium komod.

POLICIA E SHTETIT – “Nuk është iniciativë e jona, madje nuk është se kemi qenë shumë pro vendimit për të larguar policinë nga stadiumet. Kemi qenë para faktit dhe jemi detyruar të bëjmë më të mirën pa praninë e policisë. Duhet të shohim realitetin dhe jo krahasimet me Anglinë”.

DËSHTIME – “Nëse nuk dështon, nuk arrin të bësh sukses.”

ERION BRAÇE – “Nuk është vetëm Braçe kundërshtar. Kritika do të ketë për çdokënd në detyra publike”.

DE BIAZI – “Absolutisht dashuri e pakushtëzuar. Besoj se suksesin më të madh e ka pasur me Kombëtaren. Shqiptarët e respektojnë, përderisa ndjehet mirë dhe pa preokupime, vjen, takon ekipin dhe miqtë e tij”.

KEQARDHJA – “U largua sepse ndofta mbaroi ciklin. Kishte nisur një edicion jo aq i suksesshëm. Ishte marrëveshje dypalëshe që duhej ndryshuar. Konsensus mes nesh dhe De Biazit që bashkëpunimi duhet të ndërpritej. De Biazi ka qenë i kontestuar në vitin e parë po aq sa edhe Panuçi. Urojmë që Panuçi të ketë edhe aq sukses sa De Biazi”.

RIKTHIMI – “Është një diskutim që sot nuk na çon kurrkund. Jemi ekip me staf dhe trajner që nuk kemi pse të diskutojmë për këtë”.

STADIUMI KOMBËTAR – “Ngërç? Akoma jo, nuk është zgjidhur. Kemi planifikuar një buxhet dhe buxheti i financuar është vetëm i donatorëve të FSHF-së, nëpërmjet projekteve të UEFA-s. Qeveria nuk ka asnjë kontribut financiar. Rimbursimi i TVSH-së është e zeza mbi të bardhe që duhet të bëhet. Kjo na cenon”.

HAPAT – “Arsye nuk ka. Sebepi është absurd. Kemi aplikuar një javë më vonë. Në rregull le të rimbursohet një javë më pas. Besoj se kemi ekspertë të mirë që e argumentojnë se na takon. Në fund të fundit e pengon përfundimin. Më shumë më duket një i vogël që luan në komisionet e financave apo në komisionet e ekonomisë. Nuk mund të them që është vullneti i qeverisë apo i kryeministrit”.

PUNIMET – “Grafiku ka qenë normal. Punimet kanë qenë sipas parashikimeve. Jemi në vështirësinë në dorën e fundit për të përfunduar projektin. Do të jetë vërtetë stadium i bukur. Nga stadiumi nuk shihet kulla. Nëse nuk do të ketë pengesa të tjera, në 2019 do të luajmë aty”.

EMRI “QEMAL STAFA” – “Ai është një stadium i ri që nuk ka as emër. As Arena Kombëtare dhe as Qemal Stafa. Është kompani më vete, me bashkëpronarë FSHF-në dhe Qeverinë. Qeveria nuk ka dhënë ende kontributet. Gjermania thotë Alianz Arena, për arsye komerciale. Ne duhet ta komercializojmë. Pse jo. Në 7 dhjetor është data e fundit duhet ta deklarojmë stadiumin se ku do të luhet. Do të bëjmë të gjithë përpjekjet për ta arritur 22 marsin që duket e vështirë. Uroj që ta përfundojmë, por zyrtarisht do ta përcaktojmë shpejt. Tiranën nuk mund ta caktojmë”.

PREMIO – “Ata që luajnë e dinë se çdo të thotë të luash me Kombëtaren. Nuk besoj se asnjë nga ata që luajnë në Kombëtaren, e çojnë nëpër mend që duhet të luajnë për bonuse. FSHF apo edhe qeveria kanë mbështetur me shpërblime financiare. Nuk është vit shumë i suksesshëm me rezultate sportive. Uroj që të kemi sa më shumë rezultate sportive dhe të japim sa më shumë bonuse”.

RIKANDIDIMI – “Futbolli në Shqipëri është jo vetëm i rëndësishëm, gati fe. Atë që ka arritur futbolli e bëjnë që njerëz të tjerë të duan të kontribuojnë dhe ta çojnë akoma më përpara. Ky mund të ishte rasti i konkurrimit të këtij viti”.

Tags: Armand Dukabastetduhanifletfutbollindalohenshqiptaret

TË LIDHURA

Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur
Sport

Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

21:35 | 27/09/2025
Juventusi ndalet sërish edhe me Zhegrovën në fushë, Atalanta e Gjimshitit i merr pikë me 10 lojtarë
Sport

Juventusi ndalet sërish edhe me Zhegrovën në fushë, Atalanta e Gjimshitit i merr pikë me 10 lojtarë

20:18 | 27/09/2025
Pakënaqësi te Serbia para Shqipërisë, mesfushori: Nuk ka vend për mua me atë trajner që kemi
Sport

Pakënaqësi te Serbia para Shqipërisë, mesfushori: Nuk ka vend për mua me atë trajner që kemi

19:02 | 27/09/2025
Next Post
Plagjiatura/ Pedagogu i bindur: Problemi tek sistemi, kultivohet që në shkolla

Plagjiatura/ Pedagogu i bindur: Problemi tek sistemi, kultivohet që në shkolla

S’ka dimër, ja sa pritet të shkojnë temperaturat për sot

Parashikimi i motit, 5 dhjetor 2018

Projekti i “Shqipërisë së Madhe”, Rama: Kjo tezë hapet vetëm kur shqiptarët…

Projekti i "Shqipërisë së Madhe", Rama: Kjo tezë hapet vetëm kur shqiptarët...

JU REKOMANDOJMË

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

22:21 | 26/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025




TË FUNDIT

Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara
Aktualitet

Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

by mirseda
21:40 | 27/09/2025
0

DASH publikoi sot raportin për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2025. Në këtë raport, theksohet...

Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

21:35 | 27/09/2025
“Kemi kandidaten”, këshilltarja bashkiake “zbulon” me kë do e sfidojë Lëvizja Bashkë Manastirliun

“Kemi kandidaten”, këshilltarja bashkiake “zbulon” me kë do e sfidojë Lëvizja Bashkë Manastirliun

21:21 | 27/09/2025
“Amerika është në krah të Kievit”/ Zelensky falenderon Trump për mbështetjen ndaj Ukrainës

“Amerika është në krah të Kievit”/ Zelensky falenderon Trump për mbështetjen ndaj Ukrainës

21:08 | 27/09/2025
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, fushata zgjedhore nis javën e ardhshme

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, fushata zgjedhore nis javën e ardhshme

20:58 | 27/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com