Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Milani rrezikon të turpërohet, por në fund feston me ‘manita’ (Video)

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Milani rrezikon të turpërohet, por në fund feston me ‘manita’ (Video)

Milani ka zhvilluar një ndeshje me shumë ‘fytyra’ përballë modestëve të Dudelange, ndeshje e zhvilluar në ‘San Siro’ e cila përfundoi me rezultatin e thellë 5-2. Skuadra nga Luksemburgu, në fakt, e para në histori që merr pjesë në këtë fazë të Europa League, ka qenë shumë afër një fitoreje historike dhe turpëruese për kuqezinjtë.

Kuqezinjtë e nisin mjaft mirë ndeshjen dhe në minutën e 21’ gjejnë golin e avantazhit me Cutrone. Por miqtë kundërpërgjigjen me një gol mjaft të bukur në minutën e 39’, ishte Stolz që dërgoi topin në rrjetën e mbrojtur nga Pepe Reina.

Dudelange ka përmbysur gjithçka në minutën e 49’ me Turpel. Kthesa, fatmirësisht për Milan, ka ardhur në të 66-ën, kur Stelvio ka devijuar topin në portën e tij pas një krosimi të Calhanoglu.

Turku ka qenë përsëri protagonist katër minuta më vonë pasi ka realizuar golin e tretë të vendasve me një goditje perfekte nga 27 metra. Në të 78-ën ka ardhur edhe autogoli i dytë i ndeshjes, i realizuar përsëri nga miqtë. Këtë herë i pafati ka qenë Schnell. Festa e kuqezinjve ka vazhduar tri minuta më vonë me Borini-n, i cili ka fiksuar shifrat në 5-2.

Ky rezultat e ka ndihmuar skuadrën e Gattuso-s të mbajë vendin e dytë dhe të shkojë tri pikë larg nga vendi i tretë që mbahet nga Olympiakos. Këta të fundit, janë mundur 1-0 në fushën e Betis, që ka siguruar kualifikimin nga Grupi F.

Ndërkohë, Arsenal ka fituar Grupin E falë fitores 3-0 të marrë në  Ukrainë ndaj Vorskla Poltava. Gjithçka është vendosur në pjesën e parë. Smith-Rowe ka zhbllokuar ndeshjen në  minutën e 11-të, Ramsey ka dyfishuar avantazhin me një penallti në të 27-ën, ndërsa Wilock e ka mbyllur atë në të 41-ën. Skuadra tjetër e këtij grupi që ka siguruar kualifikimin është Sporting, që ka mundur 6-1 Qarabag në transfertë.

Grupi A (Leverkusen 10, Zurich 9, Larnaca 5, Ludogorets 3)

Bayer Leverkusen, që e kishte siguruar kualifikimin, ka fituar grupin pas barazimit 1-1 të marrë në shtëpi ndaj Ludogorets. Zurich, gjithashtu i kualifikuar është mundur 2-1 në shtëpi nga AEK Larnaca.

Grupi B (Slazburg 15, Celtic 9, Leipzig 6, Rosenborg 0)

Slazburg ka fituar derbin e Red Bull duke mundur 1-0 skuadrën e Leipzig. Vendasit kanë siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grup. Në vendin e dytë ndodhet Celtic që ka mposhtur 1-0 Rosenborg.

Grupi C (Zenit 11, Slavia Prague 7, Copenhagen 5, Bordeaux 4)

Znit ka fituar Grupin C pas fitores 1-0 të marrë në shtëpi kundër Copenhagen. Mbetet hapur gara për vendin e dytë pas fitores 1-0 të marrë nga Bordeaux në shtëpi kundër Slavia Prague.

Grupi D (Dinamo Zagreb 13, Fenerbahce 8, Trnava 4, Anderlecht 2)

Dinamo Zagreb ka fituar Grupin D dhe e ka arritur një gjë të tillë pas një barazimi 0-0 në fushën e Fenerbahce, edhe këta të kualifikuar falë barazimit tjetër pa gola të regjistruar mes Anderlecht dhe Trnava.

Grupi L (Chelsea 12, Bate 6, Mol Vidi 6, PAOK 3)

Fitorja 2-0 e marrë nga BATE në shtëpi kundër MOL Vidi i ka dhuruar vendin e dytë vendasve, por edhe fitoren e grupit Chelsea-t, që do të zbresë në fushë pas pak minutash për t’u ndeshur në “Stamford Bridge” ndaj PAOK.

Tags: ‘manita’festonfundMilanirrezikonVideo

TË LIDHURA

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

21:33 | 12/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Media greke shfryn ndaj shqiptarëve që i ulën dje flamurin grek

Media greke shfryn ndaj shqiptarëve që i ulën dje flamurin grek

“Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën mund të sjellë luftë, a jemi gati?”

“Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën mund të sjellë luftë, a jemi gati?”

Habit Voltana Ademi: 29 Nëntori, ditë zie për Shkodrën

Habit Voltana Ademi: 29 Nëntori, ditë zie për Shkodrën







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës
Aktualitet

“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës

by mirseda
12:02 | 13/02/2026
0

Në mbledhjen e mbajtur sot me Kryeinspektorin e Përgjithshëm dhe drejtuesit e inspektorateve të vendit, Dashnor Sula...

“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi  mbrapa

Rama në krah me Dashnor Sulën: As mua s’më ka kursyer ku, ta shohim tani se si do ta bëjë punën …

11:40 | 13/02/2026
Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD ulet sërish në tryezë me PS.

Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD ulet sërish në tryezë me PS.

11:18 | 13/02/2026
Objektivat për vitin 2026/ Rama mbledh ministrat në Kryeministri, çfarë pritet të diskutohet

Objektivat për vitin 2026/ Rama mbledh ministrat në Kryeministri, çfarë pritet të diskutohet

11:15 | 13/02/2026
Aksident tragjik në Tiranë, vdes 23-vjeçarja

Aksident tragjik në Tiranë, vdes 23-vjeçarja

09:55 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com