Sot emri i ish-Miss Shqipërisë, Suada Sherifi është lakuar shumë, kjo pasi bashkëshorti i saj Eldi Dizdari është shpallur në kërkim nga policia. Emri i tij ka lidhje me masakrën e ndodhur në 4 tetor, në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha.
Në një vëzhgim në Instagramin e Suadës, shohim se dje ajo ka publikuar një foto me të bijën në sheshin Skënderbej.
Biznesmeni Dizdari cilësohet nga hetuesit si person kyç, ndërsa nga hetimet e policisë dyshohet se ai kishte konflikt me Ervin Matën, të dashurin e këngëtares së njohur Elvana Gjata, për shkak të mosmarrëveshjeve për një sasi kokaine.
Dyshohet se Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për këtë ngarkesë, dhe në mes për sqarim ka hyrë biznesmeni Ervis Martinaj, i cili mbeti i plagosur në lokalin ku ndodhi ngjarja.