Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shkarkohet gjyqtari Luan Dervishi, ishte kandidat për në Kushtetuese

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Shkarkohet gjyqtari Luan Dervishi, ishte kandidat për në Kushtetuese

Gjyqtari i Apelit të Shkodrës Luan Dervishi u shkarkua të hënën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili e gjeti atë me probleme të justifikimit të pasurisë dhe pastërtisë së figurës.

Treshja e KPK-së që kreu hetimin administrativ të Dervishit vendosi të hënën për shkarkimin e tij, ndërsa gjykatësi pas seancës tha se do të apelonte vendimin.

Gjatë seancës dëgjimore Dervishit iu bë me dije se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte gjetur probleme të pasurisë dhe të integritetit.  Raporti i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), hodhi po ashtu dyshime për përfshirjen e gjyqtarit në korrupsion dhe pasjen e kontakteve të papërshtatshme.

Luan Dervishi, i cili shërben si gjyqtarë që prej vitit 1982, ishte në listën prioritare të vetingut për shkak të kandidimit të tij për një post në Gjykatën Kushtetuese. Pas publikimit të thirrjes së dytë për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Dervishi shprehu gjithashtu interesin për të qenë pjesë e institucionit.

Pas seancës ai ka kundërshtuar vendimin. “Nuk jam dakord me vendimin, të gjitha pretendimet do t’i bëj me dije në ankimim”, u tha Dervishi gazetarëve jashtë sallës ku u dha vendimi.

Hetimi administrativ për gjyqtarin Dervishi u krye nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Firdes Shuli, me relatore Etleda Çiftja dhe anëtare Pamela Qirko. Gjatë seancës dëgjimore për Dervishin relatorja bëri me dije një listë të gjatë mospërputhjesh në deklarime dhe mungesë të burimeve të ligjshme për pasurinë e gjyqtarit Dervishi.

Ndërkohë DSIK kishte dërguar dy raporte për Dervishin: i pari me konstatimin “i përshtatshëm”, dhe më pas pas informacionit nga Shërbimi Informativ Shtetëror i dha KPK-së një raport “papërshtatshmërie”. Dervishi i kundërshtoi akuzat./BIRN/

Tags: gjyqtariIshtekandidatkushtetueseLuan Dervishishkarkohet

TË LIDHURA

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia
Kosovo

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025
“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër
Aktualitet

“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

22:36 | 26/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë
Aktualitet

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Next Post
“Jam totalisht i paaftë!”, jep dorëheqjen pedagogu i Bujqësorit në Kamëz

“Jam totalisht i paaftë!”, jep dorëheqjen pedagogu i Bujqësorit në Kamëz

4 shqiptarë të vdekur në një javë në Greqi

4 shqiptarë të vdekur në një javë në Greqi

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Chelsea trondit botën e futbollit: Sikur të jetoja pa të

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Chelsea trondit botën e futbollit: Sikur të jetoja pa të

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025




TË FUNDIT

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?
Showbizz

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

by mirseda
22:57 | 26/07/2025
0

Një trend i ri në TikTok po sfidon gravitetin: përdoruesit qëndrojnë mbi pirgje sendesh të çuditshme, nga...

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025
“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

22:36 | 26/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

21:38 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com