Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Shkoi të deklaronte Jezusin tek njerëzit e egër, policia nuk i gjen dot trupin (Video)

8 vjet ago
in Kryesore, Stil, Të Gjitha

Ishulli i ndaluar i Sentinelit të Veriut në Gjirin e Bengalit i populluar nga indianët, është vendi ku udhëtarët shkojnë dhe nuk kthehen pas. Historia është përsëritur sërish dhe një i ri amerikan besohet se është vrarë nga banorët e ishullit. Autoritet kanë filluar detyrën e vështirë për të tërhequr trupin, por duke u kujdesur që të mos shkaktojnë konflikt me banorët.

John Allen Chau, një misionar amerikan është personi i fundit që udhëtoi në drejtim të ishullit dhe nuk u kthye më. Ai kishte tentuar edhe më parë që të shkojë në ishull, por ishte kthyer me plagë shigjetash, pasi ishte sulmuar nga banorët, ndërsa në udhëtimin e dytë ai ka humbur gjurmët. Banorët e ishullit Sentinelit prej vitesh nuk kanë lejuar që të huajt të depërtojnë në territoret e tyre, dhe kush ka zbarkuar në atë ishull nuk është kthyer më.

Disa peshkatarë kanë raportuar pranë autoriteteve se kanë parë John Allen Chau të tërhiqet zvarrë nga sentinelezët. Autoritetet indiane së bashku me peshkatarët kanë shkuan afër ishullit të premten dhe të shtunën në një përpjekje për të gjetur se si të rimarrin trupin.

“Ne nuk e kemi parë ende trupin, por ne e njohim përafërsisht zonën ku besohet të jetë varrosur”, tha Dependra Pathak, zyrtare e lartë e policisë në Andaman dhe Nicobar Islands. “Ne kemi hartuar zonën me ndihmën e këtyre peshkatarëve.”

Pathak tha se grupi zbuloi disa anëtarë të fiseve që mbanin harqe dhe shigjeta dhe ecnin nëpër zonën ku peshkatarët thanë se panë se trupi i Chau u zvarrit dhe u varros.

“Misioni u bë nga një distancë për të shmangur çdo konflikt të mundshëm me banorët e fiseve pasi është një zonë e ndjeshme,” tha ajo. “Ne po diskutojmë me antropologët dhe psikologët rreth natyrës së Sentinelit.”

Pathak tha se ka shumë gjëra për t’u marrë në konsideratë para se të hyjnë në ishull, duke përfshirë edhe psikologjinë e banorëve të saj.

“Ka edhe kërkesa ligjore që duhet të mbajmë në mendje gjatë kryerjes së operacionit. Ne gjithashtu po studiojmë rastin e 2006-ës ku dy peshkatarë vendas u vranë dhe trupat e tyre u gjetën atëherë,” tha Pathak. Policia ka arrestuar të gjithë personat që ndihmuan Chau për të bërë këtë udhëtim, pasi vendasit të gjithë e dinë rrezikshmërinë e atij ishulli. Ndërsa besohet se misioni i John Allen Chau në ishullin e ndaluar ishte që ti njihte ata me Jezusin.

“Ju djema mund të mendoni se unë jam i çmendur, por unë mendoj se është e vlefshme për ta deklaruar Jezusin tek këta njerëz”, është shkruar në ditarin e tij. Ndërsa kishte lënë edhe një letër për familjen ku shkruante: “Ju lutem, mos u zemëroni me ta (sentinelezët), ose me Perëndinë nëse vritem. Përkundrazi, ju lutem, jetoni jetën tuaj.” TIRANA TODAY

Tags: deklarontegjenJezusinnjerëzit e egërpoliciashkoitrupinVideo

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Aktualitet

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026
Aktualitet

Tragjedia në bregdetin e Shëngjinit/ Nufi: Jemi pranë familjeve të prekura dhe qytetarëve të Kosovës

21:50 | 03/06/2026
Next Post

Erë lufte! Rusia ndalon futjen e anijeve ukrainase në detin Azov

Video/Granit Xhaka gradohet kapiten i Arsenal, ka një mesazh për tifozët

Kundërshtari i Mid’hat Frashërit harrohet nga ithtarët e komunizmit







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com