Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Makina luksoze, tufa me para dhe krime, shkrihet mafia shqiptare

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Makina luksoze, tufa me para dhe krime, shkrihet mafia shqiptare

Një aksion i madh ndërkombëtar është zhvilluar kundër një rrjeti të trafikut të kokainës. Dhjetra persona janë arrestuar në Brescia të Italisë më 22 Nëntor, si anëtarë të dyshuar të organizatave kriminale.

https://tiranatoday.com/kunder-shqiptar-shkrihen-3-banda-ne-56-persona/

Në operacionin e koduar “BOCA” (Operacioni në Brescia kundër krimit shqiptar) policia italiane bashkëpunoi me atë shqiptare, belge, gjermane dhe greke.

Në pranga janë vënë në total 56 persona, të cilët janë anëtarë të tre grupeve kriminale, mes të cilëve një numër i madh janë shqiptarë.

Në Selanik të Greqisë u arrestua një 22-vjeçar shqiptar për llogari të Italisë.

Sipas mediave italiane, “truri” i këtyre organizatave ishin tre shqiptarë. Njëri banonte në Belgjikë, i dyti në Holandë dhe i treti në Gjermani. Nuk dihet nëse ata janë në mesin e të arrestuarve.

https://tiranatoday.com/emri-kush-eshte-shqiptari-qe-hutoi-policine-drejtonte-ushtaret-me-gjuhe-te-koduar/

Kokaina nga Amerika Latine

Autoritetet italiane thonë se grupet kriminale e merrnin kokainën nga Amerika Latine dhe më pas shpërndarja bëhej në Itali. Rruga e trafikut kalonte përgjatë Holandës, Gjermanisë dhe përfundonte në Itali.

Organizata kriminale dyshohet se ka trafikuar 1 ton kokainë përgjatë një viti, duke qarkulluar kështu 100 milionë Euro.

Kjo organizatë kriminale kishte në pronësi edhe një dyqan të shitjes së automjeteve. Këto makina, kryesisht luksoze, i përdornin për të transportuar lëndën narkotike.

Konkretisht, pasi kokaina mbërrinte nga Amerika Latine në portet e Holandës, transportohej me makina drejt Frankfurit dhe më pas në Itali.

Automjetet që përdoreshin nga anëtarët e bandës ishin Audi Q5, Peugeot 208, BMW Serie 5, Mercedes – Benz A Class, Opel Insigna dhe dy Peugeot 3008.

Gjatë kontrolleve në depot dhe vendet e organizatës në veri të Italisë dhe në Holandë, policia sekustroi 130 kg kokainë dhe armë zjarri.

Po kështu, u konfiskuan edhe pasuri të patundshme dhe asete të tjera, vlera e të cilave shkon në mbi 1 milion Euro

. Dyshohet se fitimet nga droga të organizatës kriminale investoheshin më pas në Shqipëri.

Policia ka zbuluar gjithashtu një rast të agresivitetit të këtyre bandave, që megjithëse të ndara, janë në fakt pjesë e një organizate.

Para disa kohësh, organizata kishte rrëmbyer një prej bashkëpunëtorëve të tyre pasi ky i fundit kishte tentuar të shiste drogë në mënyrë të pavarur./tvklan.al

 

Tags: BOCAgoditetoperacionishqiptare

TË LIDHURA

DASH: Shqipëria dhe Kosova në Nivelin 2 të rrezikut për amerikanët
Politikë

DASH: Shqipëria dhe Kosova në Nivelin 2 të rrezikut për amerikanët

15:50 | 27/03/2026
Rama publikon pamjet: Përfundon lirimi i hapësirave publike, i hapet rrugë projektit Lungomare 3
Aktualitet

Rama publikon pamjet: Përfundon lirimi i hapësirave publike, i hapet rrugë projektit Lungomare 3

14:47 | 27/03/2026
Po tenton të blejë shtetësi në Serbi”, Sali Berisha akuzon Belinda Ballukun
Aktualitet

Po tenton të blejë shtetësi në Serbi”, Sali Berisha akuzon Belinda Ballukun

14:05 | 27/03/2026
Next Post
I shpallur në kërkim, kapet në Tiranë burri me 3 emra

I shpallur në kërkim, kapet në Tiranë burri me 3 emra

Plas sherri për ndryshimin e punës, shqiptari sulmon shefin në Belgjikë

Plas sherri për ndryshimin e punës, shqiptari sulmon shefin në Belgjikë

Qëlloi Ramën me këpucë, vjen kërkesa e parë protestuesin… (Video)

Qëlloi Ramën me këpucë, vjen kërkesa e parë protestuesin... (Video)







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Putin detyron oligarkët të financojnë luftën në Ukrainë
Bota

Putin detyron oligarkët të financojnë luftën në Ukrainë

by mirseda
15:56 | 27/03/2026
0

Presidenti rus Vladimir Putin po shton përpjekjet për të siguruar financime për vazhdimin e luftës në Ukrainë,...

DASH: Shqipëria dhe Kosova në Nivelin 2 të rrezikut për amerikanët

DASH: Shqipëria dhe Kosova në Nivelin 2 të rrezikut për amerikanët

15:50 | 27/03/2026
Rama publikon pamjet: Përfundon lirimi i hapësirave publike, i hapet rrugë projektit Lungomare 3

Rama publikon pamjet: Përfundon lirimi i hapësirave publike, i hapet rrugë projektit Lungomare 3

14:47 | 27/03/2026
Po tenton të blejë shtetësi në Serbi”, Sali Berisha akuzon Belinda Ballukun

Po tenton të blejë shtetësi në Serbi”, Sali Berisha akuzon Belinda Ballukun

14:05 | 27/03/2026
Nis shembja e shkëmbinjve në malin e Torovicës, rrezikonin prej vitesh banorët

Nis shembja e shkëmbinjve në malin e Torovicës, rrezikonin prej vitesh banorët

13:28 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com