Pak çaste më parë është arrestuar autori i hedhjes së kapsollës gjatë protestës së mbajtur para Kuvendit, që i shkaktoi dëmtimin e gishtave të dorës efektives Ina Nuka. 18 vjeçari Daniel Dobra u arrestua te rruga “Babë Rexha”.
Burime nga Prokuroria e Tiranës që po merret me hetimin e akteve të dhunës në protestë, bëjnë me dije se autori është identifikuar pas kqyrjes së pamjeve filmike. Në pamjet filmike të sekuestruara nga Prokuroria, 18-vjeçari rezulton se ka qenë mjaft aktiv gjatë gjithë protestës.
Kapsolla e hedhur prej tij, preku efektiven e “Shqiponjave” në pjesën e qafës. Në përpjekje për ta larguar, lënda plasëse i shpërtheu efektives në duar, duke i shkaktuar dëme të rënda në dy gishtërinj. Ajo ka një plagë të rëndë edhe në pjesën e qafës.
https://tiranatoday.com/policia-kap-autorin-e-dyshuar-te-plagosjes-se-efektives-se-shqiponjave/