Kosova arriti të marrë një fitore mjaft të rëndësishme të martën në mbrëmje përballë Azerbajxhanit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Ata siguruan kualifikimin në fazën ‘play-off’ të Europianit 2020, një arritje historike për Dardanët.
Kapiteni legjendar i kuqezinjve, Lorik Cana ka reaguar për fitoren e Përfaqësueses, duke i uruar djelmoshat e skuadrës.
“Një Urime shumë të madhë djemëve DARDANË për fitorën , lojën dhe kualifikimin fantastik për gjysmë finalën ?. Një Urime special Gramozit dhe familjës së legjendës tonë Fadil Vokrri që të gjithëve na mungon… Bravo Djema ????❤???”, ka shkruar kapiteni legjendar.
Kujtojmë se ish-kapiteni i Shqipërisë ka hapur një fond për ta ndihmuar futbollin shqiptar, në theks të veçantë lojtarët e rinj.