Gjatë raportimeve direkt nga vendi i ngjarjes, gazetarët gjithmonë janë përballë rreziqeve të ndryshme. Gazetarja Laura Rutledge në Amerikë është përballur me një situatë të sikletshme gjatë një raportimi live nga një ndeshje e futbollit amerikan mes Georgia–Massachusetts.
Për fatin e saj të keq dy lojtarë ishin në një duel të fortë fizik, aq të fortë sa dolën jashtë fushe duke u shtyrë me njëri–tjetrin dhe morën para edhe gazetaren që po raportonte në lidhje direkt. Ky nuk është incidenti i parë në transmetim direkt pasi edhe më herët e ka rrëzuar qeni i saj teksa raportonte atmosferën para një ndeshje.
Video e publikuar nga vetë ajo në Twitter ka marrë pothuajse 10 milionë klikime.