Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

EKSKLUZIVE/ Flet kreu i Institutit për Çështje Evropiane: Edhe Kosova e humbur pas taksimit 100%

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
EKSKLUZIVE/ Flet kreu i Institutit për Çështje Evropiane: Edhe Kosova e humbur pas taksimit 100%

Qeveria e Kosovës miratoi sot taksimin 100% për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Vendimi erdhi menjëherë pas votimit kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Menjeherë pas marrjes së këtij vendimi drastik, vijnë edhe reagimet e para. Drejtori i Institutit për Çështjet Evropiane, Naim Leo Beshiri tha për Tirana Today se autoritetet e Kosovës po sfidojnë Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA).

I pyetur nga Tirana Today lidhur me masën e qeverisë kosovare pas votës së Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol, Beshiri u shpreh se ky vendim rrezikon tashmë edhe zgjidhjet e dakordësuara mes dy shteteve në fusha të ndryshme, ndërsa shtoi se rritja e taksës shkon edhe kundër qytetarëve të Kosovës duke bërë që prodhimet serbe të bëhen më të shtrenjta për ta.

“Autoritetet e Kosovës po sfidojnë marrëveshjen e CEFTA-s, duke rrezikuar dialogun Beograd-Prishtinë  dhe liberalizimin e vizave duke imponuar taksa shtesë për mallrat serbe. Kjo nuk është në përputhje me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe do të rrezikojë tashmë zgjidhjet e dakordësuara mes dy shteteve në fusha të ndryshme. Është mjaft e qartë se ky veprim vjen pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe mungesës së aftësisë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për të bindur shtetet që mbështesnin pavarësinë e saj dhjetë vite më parë. Pavarësisht nga sfida, mënyra e vetme për zgjidhje të përbashkët është një marrëveshje e ndërsjelltë që respektohet nga të dyja palët. Së fundmi, rritja e taksave shkon edhe kundër qytetarëve të Kosovës, duke bërë që mallrat serbe të shtrenjtohen për ta. Edhe pse Serbia gjithashtu përfiton nga shitja e mallrave në Kosovë, Kosova është ajo që mbështetet në importet nga Serbia”, tha kreu i Institutit për Çështje Evropiane ekskluzivisht për Tirana Today.

Vendimi për taksimin 100% për produktet serbe u miratua sot nga qeveria e Kosovës, pas propozimit të ministrit të Tregtisë, Endrit Shala. Kjo masë ishte paralajmëruar më herët edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj, në rast se Serbia bllokonte anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Nga ana tjetër, presidenti Aleksandër Vuçiç ka vendosur të zhvillojë një takim ta paplanifikuar me ambasadorët e Kinës, Rusisë, BE-së, Amerikës, Mbretërisë së Madhe, Gjermanisë, Italisë dhe Francës.

Po ashtu, kabineti i Vuçiç do të mbajë pasditen e sotme një takim me Këshillin për Sigurinë Kombëtare./ TIRANA TODAY

Tags: kosovaNaim Leo BeshiriSerbiataksimi 100%

TË LIDHURA

Trump, 2 orë me Putin në telefon: Takohemi në Budapest për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Trump, 2 orë me Putin në telefon: Takohemi në Budapest për fundin e luftës në Ukrainë

21:35 | 16/10/2025
Ministri i Jashtëm i Izraelit ndan lajmin: Kalimi kufitar i Rafah-ut do të hapet të dielën
Bota

Ministri i Jashtëm i Izraelit ndan lajmin: Kalimi kufitar i Rafah-ut do të hapet të dielën

20:47 | 16/10/2025
Izrael, 2-vjetori i sulmit të Hamas: Netanyahu thotë se 90% e banorëve janë rikthyer
Bota

Izrael, 2-vjetori i sulmit të Hamas: Netanyahu thotë se 90% e banorëve janë rikthyer

19:13 | 16/10/2025
Next Post
Duka: Panucci zgjedhja e duhur, kam besim që fitojmë me sonte

“Nuk e kemi luksin”, Duka tregon pse “votëbesoi” trajnerin Panucci: Ja çfarë fituam

Punëtori bie nga vinçi në uzinën e Kurumit në Elbasan, rëndë në spital

Punëtori bie nga vinçi në uzinën e Kurumit në Elbasan, rëndë në spital

Takim urgjent me aleatët në selinë blu, diskutohet për “Qeveri Besimi”

Aleati i Bashës: Pse jam kundër bojkotit të opozitës







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Surpriza në filmin e Monika Kryemadhit, nënë e bijë me Dea Vierin
Aktualitet

Surpriza në filmin e Monika Kryemadhit, nënë e bijë me Dea Vierin

by mirseda
22:54 | 16/10/2025
0

Në profilin e saj, Monika Kryemadhi ka postuar disa foto në shtrat së bashku me influenceren Dea...

A do ta shohim sërish në ekran? Loredana Brati ngjall dyshime me përgjigjen e fundit

A do ta shohim sërish në ekran? Loredana Brati ngjall dyshime me përgjigjen e fundit

22:26 | 16/10/2025
Vetëdorëzimi i Kamber Sulçajt, “La Repubblica”: Vrasja e biznesmenit italian dyshohet e porositur

Vetëdorëzimi i Kamber Sulçajt, “La Repubblica”: Vrasja e biznesmenit italian dyshohet e porositur

22:20 | 16/10/2025
Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

21:52 | 16/10/2025
Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

21:50 | 16/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com