Reshjet e dëborës në Korçë kanë shkaktuar problematika në këtë qark. Konkretisht, një ortek ka rënë pasditen e sotme në rrugën e Dardhës, duke e bllokuar atë.
Mësohet se masivi i dëborës ra në rrugën Boboshticë-Dardhë, në vendin e quajtur “Muri i Musait”. Si pasojë, rruga është bllokuar në të dyja senset, ndërsa borëpastrueset kanë ndërhyrë për hapjen e rrugës.
Korça është një nga qarqet ku dimri është ndjerë më shpejt këtë vit dhe bashkë me nisjen e reshjeve të borës, kanë nisur edhe problemet e para duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.