Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Sot skadon afati për dekretimin e Sandër Lleshit. Çfarë pritet të bëjë Meta?

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Sot skadon afati për dekretimin e Sandër Lleshit. Çfarë pritet të bëjë Meta?

Sot përfundon afati Kushtetues i presidentit Meta, për të dekretuar Sandër Lleshajn Ministër të Brendshëm. Kreu i shtetit duhet të vendosë nëse do të dekretojë ose jo propozimin e kryeministrit Rama për pasues të Fatmir Xhafajt. Një javë më parë, kryeministri Rama i ridërgoi presidentit emrin e Lleshajt, pasi më herët Meta kishte refuzuar ta dekretonte, pasi nuk kishte krijuar ende bindjen e plotë.

Pas ripropozimit të Ramës, presidenti Meta rinisi konsultimet me institucionet, ndërsa në një letër drejtuar kryeministrit, Ministres së Mbrojtjes dhe kryetarit të Kuvendit, rendiste 14 pyetje për Sandër Lleshajn, duke këmbëngulur te statusi dhe karriera prej ushtaraku. Nga ana tjetër, mësohet se Ministria e Mbrojtjes e ka përfunduar një dosje për Lleshajn, duke i dorëzuar presidentit përgjigjet.

Përmes një letre drejtuar Metës të hënën, Sandër Lleshaj shprehej se hiqte dorë nga karriera ushtarake dhe grada gjeneral. Aktualisht, Sandër Lleshaj është i komanduar si ministër.

I ftuar mbrëmjen e së enjtes në “Open” të gazetares Eni Vasili, Meta u shpreh se nuk do t’ia lejonte asnjëherë vetes të shkelte Kushtetutën, teksa po fliste për çështjen e dekretimit të kandidaturës së Sandër Leshit si Ministër i Brendshëm.

“Që ditën që kam pranuar këtë detyrë, e cila është detyra e lartë në vendin tonë, dhe kam vënë dorë mbi Kushtetutë, kam marrë përsipër të gjithë përgjegjësitë për të respektuar Kushtetutën. Për rastin konkret është krijuar një situatë, por jo nga mua. Jam i bindur që kam vepruar në interes të respektimit të Kushtetutës dhe interesit publik, dhe kam për të bërë të gjitha përpjekjet e mia për të dhënë një zgjidhje të drejtë. Çështja e emërimit të një ministri, është një çështje që kërkon bashkëpunimin e tre institucioneve, Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit”, tha Meta.

Arsyeja e rrëzimit të dekretit të parë?

“Çështja është më e qartë për opinionin pas iniciativës së dytë të Ramës, për të propozuar sërish kandidaturën e z. Lleshi. Pyetjet që unë bëra publike e sqarojnë. Kemi të bëjmë me sqarimin e situatës së ushtarakut dhe ministrit të cilat janë të papajtushme me Kushtetutë. Unë nuk kam marrë asnjë vendim. Unë po bashkëpunoj për të sqaruar. Ne po vazhdojmë diskutimet aktualisht. Një shkelje e qartë e Kushtetutës është një përgjegjësi e madhe e presidentit”, deklaroi ai.

 

 

Tags: edi ramailir metasander lleshi

TË LIDHURA

RENEA “zbarkon” në Vlorë, dhjetëra efektivë aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë,
Aktualitet

RENEA “zbarkon” në Vlorë, dhjetëra efektivë aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë,

08:12 | 07/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve
Aktualitet

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave
Politikë

Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave

21:36 | 06/03/2026
Next Post
Emrat/ Dy deputetët që do të dorëzojnë mandatet së shpejti, kandidatë për kryetarë Bashkie

Emrat/ Dy deputetët që do të dorëzojnë mandatet së shpejti, kandidatë për kryetarë Bashkie

FOTO/ Grekët sulmojnë faqet shqiptare dhe tallin Ramën, ç’po paralajmërojnë?

FOTO/ Grekët sulmojnë faqet shqiptare dhe tallin Ramën, ç’po paralajmërojnë?

VIDEO/ I çmendur pas Luanës, shikoni ç’bën ky djalë për moderatoren

VIDEO/ I çmendur pas Luanës, shikoni ç’bën ky djalë për moderatoren







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

RENEA “zbarkon” në Vlorë, dhjetëra efektivë aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë,
Aktualitet

RENEA “zbarkon” në Vlorë, dhjetëra efektivë aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë,

by mirseda
08:12 | 07/03/2026
0

Një aksion i befasishëm i forcave speciale është zhvilluar në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë....

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

22:46 | 06/03/2026
SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com