Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Del video e sherrit në ish-Bllok/Gaxha i shtrirë në tokë, Ervis Martinaj i gjakosur. Shikoni ç’ndodhi me Haton

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Del video e sherrit në ish-Bllok/Gaxha i shtrirë në tokë, Ervis Martinaj i gjakosur. Shikoni ç’ndodhi me Haton

Mbrëmjen e djeshme në Repolitix në Report Tv, është publikuar videoja e përplasjes me armë në ish-Bllok. Video ekskluzive është siguruar nga Report Tv, ku shihet përplasja me armë në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha si dhe u plagos Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Ka qenë ora 21:27 minuta e datës 4 tetor 2018, kur Ervis Martinaj, Eljon Hato, Redi Popescu dhe një i ri tjetër, i paidentifikuar hyjnë së bashku brenda lokalit Monopol në ish-Bllok. Pas tyre afrohen edhe dy shokë të tjerë të Ervis Martinajt, përfshirë Fabiol Gaxhën, i cili mbeti i vrarë nga kjo përplasje me armë.  Në videon e siguruar nga Report Tv dallohet që fillimisht sherri nis me grushte në orën 21:28 minuta e 30 sekonda.

Në këtë moment shihen teksa dalin me vrap dhe të frikësuar personat që ishin brenda lokalit Monopol.

Në orën 21:29 minuta dhe 20 sekonda dallohet teksa grupi i Ervin Matës konfliktohet me grushta më grupin e Ervis Martinaj. Report Tv ka arritur të mësojë se në këtë moment me grushta zihen Ervis Martinaj me Ervin Matën, Fabiol Gaxhën si dhe Eljon Hato me komandon Mervjol Bilo. Në këto pamje që shohim është Mervjol Bilo dhe Eljon Hato të cilët po qëllojnë njëri-tjetrin.  Të shtënat e para janë dëgjuar në orën 21:29 minuta e 30 sekonda, ku nga video shihet që komandoja Mervjol Bilo qëllon Eljon Haton.

https://tiranatoday.com/ne-ish-bllok-gazetaret-te-bindur-elvana-gjata-skishte-lidhje-ja-motivi-i-vertete/

Burime të Report Tv bëjnë me dije se më pas brenda lokalit Monopol ka ndodhur një Far Uest, ku i vrarë ka mbetur Fabiol Gaxha dhe i plagosur Eljon Hato dhe Ervis Martinaj. Disa sekonda pasi janë dëgjuar të shtënat, shihet se nga lokali Monopol dalin Mervjol Bilo, Ervin Mata, i dashuri i Elvana Gjatës, Geldo Hoti dhe një person i cili nuk dallohet qartësisht.

https://tiranatoday.com/ngjarja-ne-ish-bllok-kush-eshte-santiago-ish-polici-qe-u-thirr-nga-ervis-martinaj/

Më pas, nga lokali del Redi Popesku dhe Ervis Martinaj, i cili është plagosur në qafë dhe dorën e ka të gjakosur. Në 2 minuta e 30 sekondave ka ndodhur e gjithë përplasja me armë në ish-bllok. I gjithë momenti i vrasjes është filmuar vetëm nga kjo kamerë, pamjet e së cilës Report Tv arriti t’i sigurojë ekskluzivisht.

Pas të shtënave shihet që Eljon Hato është i plagosur rëndë dhe kërkon ndihmë. Një shok i tij është afruar dhe e ka marrë në krah për ta çuar në spital. Hato mban një telefon në dorë dhe dallohet që nuk është në gjendje të ecë.
Kjo video tregon se përplasja me armë në ish-bllok nuk ka ndodhur pas një takimi të Ervis Martinaj dhe Ervin Matës, por grupi i Ervis Martinajt ka hyrë brenda lokalit dhe menjëherë ka nisur sherri.

Tags: DelErvis MartinajGaxhatokeVideo

TË LIDHURA

Prezantohet drejtori i ri i teatrit “Migjeni” në Shkodër
Aktualitet

Prezantohet drejtori i ri i teatrit “Migjeni” në Shkodër

14:20 | 02/10/2025
Operacioni i SPAK sot në Durrës/ Zbulohet grupi kriminal që vrau Edmir Bregun, shkak hakmarrja
Aktualitet

Operacioni i SPAK sot në Durrës/ Zbulohet grupi kriminal që vrau Edmir Bregun, shkak hakmarrja

14:15 | 02/10/2025
Vrasje dhe tjetërsim pronash/ Reagon me njoftim zyrtar SPAK: Skemë e organizuar kriminale
Aktualitet

Vrasje dhe tjetërsim pronash/ Reagon me njoftim zyrtar SPAK: Skemë e organizuar kriminale

13:58 | 02/10/2025
Next Post
Skandaloze/ Shqiptarët në Athinë janë harruar nga shteti shqiptar, nuk u çojnë dot 500 abetare

Skandaloze/ Shqiptarët në Athinë janë harruar nga shteti shqiptar, nuk u çojnë dot 500 abetare

Varrimi i Katsifas/Ndalohet në kufi një furgon, ishin veshur me bluza të zeza ku shkruhej “Vorio Epir”. Grekët vijnë pa zbardhur dita

Varrimi i Katsifas/Ndalohet në kufi një furgon, ishin veshur me bluza të zeza ku shkruhej “Vorio Epir”. Grekët vijnë pa zbardhur dita

Nga ndjekja tek prita, ushtari i Shullazit u vra me 50 plumba

Nga ndjekja tek prita, ushtari i Shullazit u vra me 50 plumba

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Prezantohet drejtori i ri i teatrit “Migjeni” në Shkodër
Aktualitet

Prezantohet drejtori i ri i teatrit “Migjeni” në Shkodër

by mirseda
14:20 | 02/10/2025
0

Gerti Palali është prezantuar si Drejtor i ri i Teatrit “Migjeni” në Shkodër, në një takim me...

Sërish lëkundje të forta tërmeti në Turqi, qytetarët dalin me shpejtësi jashtë banesave të tyre të tmerruar

Sërish lëkundje të forta tërmeti në Turqi, qytetarët dalin me shpejtësi jashtë banesave të tyre të tmerruar

14:18 | 02/10/2025
Operacioni i SPAK sot në Durrës/ Zbulohet grupi kriminal që vrau Edmir Bregun, shkak hakmarrja

Operacioni i SPAK sot në Durrës/ Zbulohet grupi kriminal që vrau Edmir Bregun, shkak hakmarrja

14:15 | 02/10/2025
Kurti komenton vendimin e Kushtetueses: Ka serbë edhe jashtë Listës Serbe

Kurti komenton vendimin e Kushtetueses: Ka serbë edhe jashtë Listës Serbe

14:08 | 02/10/2025
Vrasje dhe tjetërsim pronash/ Reagon me njoftim zyrtar SPAK: Skemë e organizuar kriminale

Vrasje dhe tjetërsim pronash/ Reagon me njoftim zyrtar SPAK: Skemë e organizuar kriminale

13:58 | 02/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com