Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Inspektorët e ministrive në “telashe”/Prezantohet rregullorja e re, ja cilët prek!

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Inspektorët e ministrive në “telashe”/Prezantohet rregullorja e re, ja cilët prek!

Është prezantuar sot Rregullorja e Re e Inspektoratit Qendror për Përcaktimin e Procedurës së Inspektimeve. Në takimin e zhvilluar në ambientet e kryeministrisë zëvendëskryeministrja Senida Mesi dhe Kryeinspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari folën për rëndësinë e implementimit të një ligji të ri.

Kjo rregullore synon standardizimin e proceseve të inspektimeve nga inspektoratet e ndryshme, dixhitalizimin dhe reduktimin e korrupsionit.

“Përveç dy inspektorateve shtetërore, të gjithë inspektoratet e tjera i kryejnë inspektimet online. Ka problematika sepse bëhen online, por bëhen pa procedurë ligjore.

Brenda muajit nëntor të gjithë laptopët do të zëvendësohen me një teknologji shumë të lartë. Ne do të ndalojmë çdo trup inspektimi që kërkon ta bëjë të paligjshme,”- u shpreh Kryeinspektori Hajdari.

Ndërkohë zv/kryeministrja Mesi foli për rëndësinë e edukimit të bizneseve, në mënyrë që të mos kalohen në masa ndëshkuese të menjëhershme. Si edhe të ketë kujdes më të veçantë në përzgjedhjen e inspektorëve.

“Inspektimet duhet të kryejnë funksionin e tyre, por edhe të edukojnë biznesin nga ana tjetër. Asnjëherë biznesi nuk do të gjendet më në padijeni se çfarë do të inspektohet dhe cilat rregulla duhet të plotësojë.”

Gjatë bashkëbisedimi kryetarë e përfaqësues të dhomave të biznesit vendas e të huaj, u shprehën se inspektimet kanë qenë gjithmonë problematike, pasi ministritë nuk i kanë dhënë vëmendjen e duhur.

“Vetë fakti që ne bëjmë një rregullore në këtë moment tregon që ka problematika. Për ne krijimi i këtij ligji të ri është i mirëpritur dhe i kërkuar,”-shprehet Enida Bezhani, nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Inspektorë të paaftë

“Inspektimi ka qenë gjithmonë një lodër në dorë të ministrive. Dhe arsyeja përse kemi patur gjithmonë inspektime problematike lidhet është se ato persona që kanë qenë në inspektim janë persona të cilët nuk i takon të jenë aty.

Një nga sfidat e para të ligjit të ri është sesi do të ndahet kjo dominancë dhe autoriteti i ministrit tek inspektimi dhe inspektorët që kanë nën varësinë e tyre,”-thotë Arben Shkodra, nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë.

Kryeinspektori Hajdari u shpreh se kur të bëhet reforma e inspektimeve, nuk do të bëhet në bazë ministrie por ajo do të jetë një dhe e vetme.

Ndërkohë, zv/kryeministrja Mesi tha se procesi i inspektimit to të jetë i koordinuar dhe se përsëri politikat do të vendosen nga ministritë.

“Menaxhimi i politikave dhe strategjive do të rrinë e do të vazhdojnë gjithmonë nën ministrinë përkatëse. Është ministri dhe ministria që bën politikat dhe strategjitë. Por, kjo nuk duhet të ketë rëndësi për ju, ajo që ka rëndësi është që procesi është i koordinuar.”

Mesi premtoi se drafti do të kalojë shumë shpejt edhe në Këshillin e Ministrave, për të marrë fund ky ngërç.

“Duhet që njëherë e mirë në të arrijmë që jo vetëm të rregullojmë me ligj, por edhe qasje direkte karshi bizneseve në lidhje me inspektimin.” TIRANA TODAY

Tags: Inspektorati QendrorSenida MesiShkëlqim Hajdari

TË LIDHURA

Qumështi “NAN 1 OPTIPRO” i Nestlé, me bakterë, hiqet nga tregu nga AKU
Aktualitet

Qumështi “NAN 1 OPTIPRO” i Nestlé, me bakterë, hiqet nga tregu nga AKU

17:01 | 22/01/2026
Blerina Gjylameti zyrtarisht drejtoreshë e AKU, prezantohet nga ministri i Bujqësisë
Politikë

Blerina Gjylameti zyrtarisht drejtoreshë e AKU, prezantohet nga ministri i Bujqësisë

16:40 | 22/01/2026
Plagosja e të riut me armë në zonën e Freskut, arrestohet pas muajsh në kërkim autori
Aktualitet

I dënuar me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 38-vjeçar në Tiranë

16:34 | 22/01/2026
Next Post
Football Leaks: Si e bleu Manchester City lavdinë në futboll

Football Leaks: Si e bleu Manchester City lavdinë në futboll

“Zëvendësministri nuk mund të jetë anëtar i Këshillit të Ministrave”

“Zëvendësministri nuk mund të jetë anëtar i Këshillit të Ministrave”

Ditë zie për sportin shqiptar, ndërron jetë rekordmeni

Ditë zie për sportin shqiptar, ndërron jetë rekordmeni







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Qumështi “NAN 1 OPTIPRO” i Nestlé, me bakterë, hiqet nga tregu nga AKU
Aktualitet

Qumështi “NAN 1 OPTIPRO” i Nestlé, me bakterë, hiqet nga tregu nga AKU

by mirseda
17:01 | 22/01/2026
0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) bëri të ditur sot se ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të produktit...

Blerina Gjylameti zyrtarisht drejtoreshë e AKU, prezantohet nga ministri i Bujqësisë

Blerina Gjylameti zyrtarisht drejtoreshë e AKU, prezantohet nga ministri i Bujqësisë

16:40 | 22/01/2026
Trump i beson Gazën Nikolay Mladenovit, diplomatit të pranueshëm për izraelitët dhe palestinezët

Trump i beson Gazën Nikolay Mladenovit, diplomatit të pranueshëm për izraelitët dhe palestinezët

16:38 | 22/01/2026
Plagosja e të riut me armë në zonën e Freskut, arrestohet pas muajsh në kërkim autori

I dënuar me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 38-vjeçar në Tiranë

16:34 | 22/01/2026
Pas takimit me Trump, Zelensky: Nesër takim SHBA-Ukrainë-Rusi për paqen

Pas takimit me Trump, Zelensky: Nesër takim SHBA-Ukrainë-Rusi për paqen

16:31 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com