Si çdo femër, është mjaft e vështirë të bësh përzgjedhjen e rrobave dhe aksesorëve, kur bëhet fjala për të udhëtuar.
Mbase keni planifikuar një udhëtim pak ditor, por sërish ne duam t’i marrim të gjitha! Shall, rroba, këpucë, intime, tualete e shumë e shumë të tjera.
Megjithatë, nëse do tregoheni të zgjuar do merrni gjërat që vërtet ju nevojiten, duke përdorur disa truke të thjeshta.
Fillimisht bëj një listë
Shkruaj çfarë të duhet dhe më pas fillo elimino. Bëj edhe kombinime mes rrobave që të sigurohesh se do përdoresh gjithçka që merr me vete.
Rrobat vendosi në formë rrethore
Pas përfundimit të listës, fillon bërja gati e valixhes. Vendosi rrobat në formë rrethore, provojeni dhe do kurseni hapësirë.
Përdor kallama plastikë për kremrat
Nëse do rrish vetëm 4-5 ditë me pushime, nuk ke përse merr të gjithë kremin me vete. Në farmaci gjenden disa kallama plastikë, të cilët mund t’i mbushni me produkte të tilla duke kursyer shumë hapësirë.
Merr me vete vetëm produktet që të duhen për udhëtim
Balsamin dhe shampon mund t’i hedhësh në shishe të vogla. Evito produktet që s’të duhen dhe merr vetëm ato që të duhen, sigurisht në sasi të vogël.
Përdor qese të kompresuara
Kjo është mënyra më e mirë për të fituar hapësirë. Por, nëse udhëtoni me avion, kini kujdes të mos kaloni peshën e lejueshme nëse s’doni të paguani ekstra.
Dhe mjaft bleve gjëra të reja në vendin ku do shkosh
Me siguri nuk do i rezistosh blerjeve në dyqane. Llogarit hapësirën që nuk të del për sende të reja dhe bli vetëm diçka të vogël që ta kesh kujtim nga vendi që po viziton.