Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Haradinaj rrëfen sekretin: Korrigjimi i kufijve është maskim për ndarjen e Kosovës

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Ndryshimi i kufijve, Haradinaj lëshon ‘bombën’: Janë derdhur shumë para

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një tubim me të rinjtë e AAK-së në Bogë, ka deklaruar se pavarësisht marrëveshjes, Serbia po e pengon anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Njëherësh, korrigjimin e kufijve, demarkimin dhe idenë e shkëmbimit të territoreve, Haradinaj i ka quajtur maskime për ndarjen e Kosovës.

“Unë nuk besoj në një marrëveshje me korrigjim të kufijve, me demarkim, me ndërrim të territoreve, krejt janë maskime për ndarjen e Kosovës. Të gjitha këto janë maskime që atje në anën tjetër, shefi i shtetit të vet të thotë ‘unë kam nxjerrë diçka, po e pranojmë Kosovën, edhe nëse thonë po e pranojnë sot, se ata s’po i respektojnë marrëveshjet e veta, nuk ta respekton. Edhe kur të shkosh në Këshill të Sigurimit, prapë do t’i thotë Rusisë apo dikujt, bllokojeni Kosovën. Pse atëherë ne të shkojmë kah ajo rrugë. Jo, po konsilidohemi, po bëhemi shtet, po e njohim veten më shumë, po bëhemi të zot”, ka thënë Haradinaj.

E demarkacionin me Malin e zi, Haradinaj e quajti korrigjim të marrëveshjes e jo të kufijve. Ai po ashtu tha se është i interesuar të ketë marrëdhënie të mira me Malin e Zi, e për këtë njoftoi që e ka ftuar kryeministrin malazez në kullat e tij në Gllogjan.

“Nuk jemi duke korrigjuar kufij, marrëveshje po korrigjojmë, sepse është bërë një marrëveshje gabim për kufirin Mali i Zi – Kosovë. Kufiri është në Qakorr, kufiri është në kullë, është bërë gabim në marrëveshje, e ata kanë ra dakord në dy drejtime, këtu falënderoj edhe presidentin Thaçi për kujdesin e tij në atë kohë, kryetarin Veseli edhe secilin që na ka ndihmuar të kryhet kjo marrëveshje. E kemi kryer demarkimin, me kryerjen e demarkimin janë arritur kushtet për liberalizim”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj foli edhe për ushtrinë e Kosovës, për të cilën tha se nuk e zëvendëson NATO-n, as KFOR-in, por është mandat mbrojtës i Kosovës.

Ai po ashtu tha se kjo ushtri garanton të drejtën e Kosovës për mbrojtje dhe se të rinjtë e Kosovës, përmes ushtrisë do ta kenë mundësi të kontribuojnë edhe për paqen në botë.

“Kë e rrezikon e drejta e Kosovës në ushtri, në mandat, askënd. Pra është vetëm plotësim i një vakumi, i një të drejte të munguar. Pse për ju të rinjët është me rëndësi ushtria, jo vetëm që mund të bëheni ushtarë, por për shkak se do të kualifikoheni me qenë shtetas të shtetit tuaj ashtu siç është një shtetas i Maqedonisë, i Shqipërisë, i Malit të zi, i Serbisë e i kujtdo tjetër”, ka thënë Haradinaj, raporton KP.

Lidhur me qeverisjen, Hardinaj tha se ajo duhet të zbatohet, e jo vetëm të bëhen politika. Ai tha se qeveria e tij ka për fokus rendin, ligjin dhe sigurinë në Kosovë.

“Puna e parë që është dashur ta kryejmë, është dashtë edhe njëherë t’i vie era shtet Kosovës, rend, ligj dhe siguri. Çka nënkupton kjo? Një shtet që s’ka gjyqësor, njerëzit nuk besojnë se nëse diçka e tij përfundon në gjykatë e s’ka kush e ndan të drejtën, atëherë e kemi punën keq, nuk të beson as investitori i huaj. Ju e dini, gjyqtarët e Kosovës, sot i kanë pagat dy mijë euro”, ka thënë Haradinaj.

Gjatë këtij takimi Haradinaj po ashtu potencoi çështjen e ambientit. Ai tha se ata qytetarë që gjuajnë bërllog do të dënohen, e paratë e fituara nga gjobat, Haradinaj tha se do t’i shkojnë policisë për t’i stimuluar.

Tags: haradinaji kufijveKorrigjimiKosovësmaskimndarjenrrefensekretin

TË LIDHURA

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë
Bota

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë

20:23 | 03/02/2026
Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!
Bota

Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

19:43 | 03/02/2026
Tërmeti i fortë godet Myanmarin, sa ishte magnituda
Bota

Tërmeti i fortë godet Myanmarin, sa ishte magnituda

17:36 | 03/02/2026
Next Post
Ethet tropikale ‘po bëjnë namin’ në Indi, mijëra persona të prekur

Ethet tropikale ‘po bëjnë namin’ në Indi, mijëra persona të prekur

Video/“Jam shqiptar, jam bos, sepse ha pite me kos”

Video/“Jam shqiptar, jam bos, sepse ha pite me kos”

Tentoi të arratisej në moshën 16 vjeçare, por mbeti 32 vjete në burg

Tentoi të arratisej në moshën 16 vjeçare, por mbeti 32 vjete në burg







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale
Politikë

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

by mirseda
21:16 | 03/02/2026
0

Partia Socialiste është tërhequr nga nisma për ndryshimin e Komisionit të Reformës Territoriale. Ky vendim erdhi pasi...

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë

20:23 | 03/02/2026
Reagim i fortë nga familjarët e Stenaldos pas deklaratës së Rogertit në Big Brother VIP

Reagim i fortë nga familjarët e Stenaldos pas deklaratës së Rogertit në Big Brother VIP

20:05 | 03/02/2026
Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

19:43 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com