Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“U mori jetën 3 personave duke ngrënë bukë”/ E shoqja e braktis, frikë nga Kanuni

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
“U mori jetën 3 personave duke ngrënë bukë”/ E shoqja e braktis, frikë nga Kanuni

Frika nga gjakmarrja ka detyruar familjarët e Kujtim Koxhës, i cili vrau tre vetë, që të largohen nga banesa. Banorë të fshatit janë rrëfyer se Vjollca Koxha kishte shitur bagëtitë, dhe sendet e tjera. E shoqëruar nga policia, ajo ka udhëtuar drejt Tiranës, atje ku familja Koxha ka një banesë të ndërtuar vitet e fundit.

Në banesë qëndronte vetëm bashkëshortja dhe një motër e Koxhës, ndërsa fëmijët e tyre ndodhen jashtë Shqipërisë. Banorët kanë thënë më tej se ka qenë e pamundur që familja Koxha të qëndronte në atë fshat. Kujtimi ka vrarë tre persona duke ngrënë  bukë, në qëndër të fshatit. Po kështu ishte e pamundur që policia të qëndronte me muaj të tërë pranë familjes.

“Ishte e pamundur që familja Koxha të qëndronte më tej në fshat. Kujtimi ka vrarë tre veta, duke ngrënë bukë, në mes të ditës, në qendër të fshatit. As policia nuk mund të qëndronte me muaj pranë kësaj familje. Vjollca shiti delet, lopët, kafshët e barrës dhe iku në Tiranë. Mjeti me të cilin ajo mori çfarë i duhej bëri dy rrugë. Me siguri, frika nga hakmarrja bëri që ajo ta lërë vendlindjen e burrit të saj, pas afro 30 vitesh”, kanë thënë banorë të fshatit për “Panorama”.

Në Shëlli qëndrojnë ende dy vëllezër të Kujtim Koxhës. Sipas gjasave, ata duhet të largohen, pasi Kanuni vepron edhe për vëllezërit e autorit. Banorët kanë deklaruar se Kujtim Koxha ka kryer një krim shumë të rëndë, dhe se familjarët e viktimave një ditë mund të hakmerren.

“Edhe vëllezërit e Kujtimit duhet të ikin nga Shëlliu. Ai ka kryer një krim shumë të rëndë, dhe një farë barre bie edhe mbi ata. Familjarët e tri viktimave kanë hall të madh, dhe ata një ditë mund të hakmerren edhe mbi vëllezërit e Kujtimit. Në Veri, Kanuni ka zënë vend dhe gjithçka mund të ndodhë”, pohuan banorët e Shëlliut. Autori kryesor i dyshuar për masakrën nuk ka pranuar të flasë para Gjykatës.

Ai ka shprehur pendesë, dhe para pak ditësh ka tentuar të vetëvritet në ambientet e Burgut të Sigurisë së Lartë Burrel. Pavarësisht se bashkëshortja e Koxhës ishte shprehur më herët se nuk do ta braktiste të shoqin, ka ndodhur krejt e kundërta. Ajo dhe fëmijët e saj e kanë braktisur autorin e kësaj masakre.

 

Tags: kujtim koxhamasakra

TË LIDHURA

Belgjikë: Arrestohet 57-vjeçar shqiptar, zbulon plantacion kanabisi – autoritetet të befasuara nga profesionalizmi
Aktualitet

Belgjikë: Arrestohet 57-vjeçar shqiptar, zbulon plantacion kanabisi – autoritetet të befasuara nga profesionalizmi

22:37 | 07/08/2025
Protesta kundër Gjykatës Speciale, Rama “kritikon” Kuvendin e Kosovës: Pse nuk ka ngritur zërin?!
Aktualitet

Protesta kundër Gjykatës Speciale, Rama “kritikon” Kuvendin e Kosovës: Pse nuk ka ngritur zërin?!

21:53 | 07/08/2025
Punëtori 58-vjeçar ndërron jetë pas 12 ditësh në koma/ Incidenti në kantierin e ndërtimit, flasin familjarët: Pësoi…
Aktualitet

Punëtori 58-vjeçar ndërron jetë pas 12 ditësh në koma/ Incidenti në kantierin e ndërtimit, flasin familjarët: Pësoi…

21:41 | 07/08/2025
Next Post
E fundit/Mbytet peshkarexha në det të hapur

E fundit/Mbytet peshkarexha në det të hapur

Nisin hetimet për makinat e djegura në Vlorë, një prej tyre drejtohej nga një femër

Nisin hetimet për makinat e djegura në Vlorë, një prej tyre drejtohej nga një femër

Tragjike/ Lumi del nga shtrati. Shuhet familja, mes tyre fëmijë

Tragjike/ Lumi del nga shtrati. Shuhet familja, mes tyre fëmijë

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025




TË FUNDIT

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit në planet
Bota

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit në planet

by mirseda
22:48 | 07/08/2025
0

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një...

Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë

Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë

22:41 | 07/08/2025
Çfarë ndodhi mes tyre? Rozana Radi flet për raportin me Gjestin

Çfarë ndodhi mes tyre? Rozana Radi flet për raportin me Gjestin

22:39 | 07/08/2025
Belgjikë: Arrestohet 57-vjeçar shqiptar, zbulon plantacion kanabisi – autoritetet të befasuara nga profesionalizmi

Belgjikë: Arrestohet 57-vjeçar shqiptar, zbulon plantacion kanabisi – autoritetet të befasuara nga profesionalizmi

22:37 | 07/08/2025
OpenAI publikon modelin më të ri të ChatGPT: nga krijimi i faqeve te pavarësia në punë

OpenAI publikon modelin më të ri të ChatGPT: nga krijimi i faqeve te pavarësia në punë

22:32 | 07/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com