Saimir Tahiri pasi bëri publik në konferencën për shtyp se Prokuroria e Katanias e ka quajtur të mbyllur çështjen e tij duke nxjerrë se nuk është i implikuar në aktivitete të paligjshme. Ish-ministri i Brendshëm ka folur sërish në Opinion.
“Ka nisur rreth 1 vit më parë, gjatë kësaj kohe shumë ujë ka rrjedhur. Kam qenë në vëmendje përherë sa përmendej një histori që kishte lidhje me krimin. I vetmi që ka heshtur jam unë. Kam heshtur se kam menduar se s’duhet të përfitoja nga pushteti që kam pasur.”
Rama të lëshoi, partia ju përjashtoi dhe lundruat i vetëm?
“Termi që partia ju lëshoi, as nuk e dua partinë për të vërtetën time. Unë do preferoja më shumë dënimin se sa lirinë me kusht prej partisë. Nuk besoj që një drejtësi është e plotë kur është pushteti brenda. Kam pritur një vit që të bëj një përmbledhje të shkurtër. Kam pritur që hetimet në Itali e Shqipëri të kishin një përfundim e që unë mos të dilja me fjalët e mia se nuk do mjaftonin.
Unë kam vendimin e Prokurorisë së Katanias në dorë tani. Prokuroria shqiptare zgjat hetimet me pretendimin presim letrat nga Italia. Asnjëherë nuk më kanë kërkuar. Unë nuk e kam sulmuar Prokurorinë e nuk do e bëj për aq kohë sa jam në hetim. Prokurorët italianë nuk kanë nxjerrë një çerek lajmi pavarësisht të gjitha hetimeve. Kurse këtu vetëm lajme në emisione, studio , media vetëm për të baltosur të vërtetën,” tha Tahiri.