Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Florian Marku: Krenar për Shqipërinë, mirënjohës grekëve. Rasti i Kacifas…

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha

Florian Marku është kampioni shqiptar i kickbox, i rritur në Greqi. Së fundmi, ai ka dhënë një intervistë për portalin grek gazzetta.gr, ku jep mesazhe paqeje për të dyja vendet.

Ai tregon se mësuesit e tij të kickbox-it i ka konsideruar përherë si një familje dhe se nuk ka ndjerë asnjëherë racizëm. Marku tha se ndihet gjithnjë krenar për faktin se është shqiptar, por do u jetë gjithnjë mirënjohës grekëve që e ndihmuan të realizonte ëndrrën e tij. Lidhur me ngjarjen e së dielës, ku u vra një minoritar grek, Marku tha se “një shtet nuk mund të varet nga një person i vetëm”.

Intervista e Markut:

Prej sa vitesh jetoni në Greqi? A keni ndeshur ndonjëherë me racizëm ndaj jush? Cilat janë përvojat me miqtë tuaj?

Unë jam nga Shqipëria. Nuk kam hasur kurrë në racizëm, kam qenë gjithmonë e mirëpritur në Greqi dhe Austri. Unë u rrita në Greqi. Familja ime jeton këtu. Kam filluar kampionatin në Greqi me mësues grekë, që janë si familja ime. Kurrë nuk e kam ndierë në Greqi faktin që jam nga një vend tjetër.

Me ndeshjet tuaja në kickbox, mendoni se do të bashkoni dy popujt?

Ky është gjithmonë motivi im, t’u tregoj të gjithëve se nuk kemi asgjë për të ndarë. Kjo është dhe arsyeja pse unë ngre në ring dy flamujt (atë shqiptar dhe atë grek) pas një fitoreje.

Çfarë mesazhi doni të përcillni?

Jam i lumtur që shumë grekë më kanë mbështetur në këtë rrugë. I falenderoj dhe u shpreh mirënjohjen time. Në Shqipëri ne kemi mësuar që të mos jemi mosmirënjohës ndaj atyre që na kanë ndihmuar, prandaj vazhdoj t’i falenderoj ata dhe të ngre flamurin shqiptar dhe grek.

Janë thënë deklarata ekstremiste për incidentin që ndodhi me minoritarin grek i cili u vra. Cila është pikëpamja juaj?

Një shtet nuk mund të varet nga një person i vetëm dhe të ndryshojë mendimi i gjithë shoqërisë. Rrjedha e viteve ka treguar se ne jemi të kënaqur me njëri-tjetrin dhe nuk ka racizëm.

Mundet sporti të luftojë racizmin?

Sporti mund të ndryshojë shumë gjëra dhe të ndikojë pozitivisht në një situatë.

A janë forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve përgjatë viteve?

Unë besoj se po. Unë jam nga Shqipëria, jam krenar për këtë, por nuk do të rresht kurrë së falenderuari Greqinë.

Tags: Florian MarkuGreqisëkrenarMirënjohësShqipërinë

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post

Xhafës nuk i mbajnë më nervat. Për kë e ka mesazhin e radhës?

Edicioni informativ i datës 1 nëntor, në "Tirana Today"

Ekskluzive/ Eksperti: Kacifas u vetëflijua me dy plumba në gjoks







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com