Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Rrëmbyen dajë e nip në Dobraç të Shkodrës, familjarët rrëfejnë tmerrin

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Rrëmbyen dajë e nip në Dobraç të Shkodrës, familjarët rrëfejnë tmerrin

Historia e përplasjeve në Shkodër nuk mbaron këtu. Një ngjarje tjetër ishte ajo e ndodhur në fshatin Myselim në Postrib me datë 23 Gusht 2018. Në këtë ditë u zhdukën nga banesat dajë e nip Gëzim Hysaj dhe nipi Agron Mollaj. Ngjarja fillimisht kaloi në heshtje, por pas rreth një jave, familjarët e tyre reaguan për mediat.

Top Story hyri në banesën e Gëzimit, bashkëshortja e tij Sajmira qëndron ende me sytë nga dera. Edhe pse shpresat e saj që bashkëshorti të kthehet i gjallë thuajse janë shuar, ajo pret të paktën të dëgjojë qoftë edhe lajmin e keq…

E lodhur dhe e drobitur shpirtërisht, Sajmira e ka të pamundur të flasë para kamerës. Ajo tregon për Top Story se sa herë dëgjon që dikush afrohet te dera, e kapin të dridhurat për të pritur lajmin.

Qemali, rrëfen ekskluzivisht për Top Story, atë që kishte ndodhur natën e zhdukjes së vëllait të tij Gëzim Hysajt.

“Pasdite na thotë që më kërkon një shok, Faroku, i thotë gruas së tij: Më bëj bukën gati se po vi”, iku dhe nuk u kthy më”, rrëfen vëllai i Gëzim Hysaj.

Por, personi që Gëzimi takoi në të vërtetë nuk u gjet kurrë…

Teksa muajt kanë kaluar, në familjen e Gëzimit shpresa mungon, dhe apeli i familjarëve të tij është që të paktën të gjendet trupi.

“Të gjindet të paktën një shenjë, por varet se nga i kanë tretur ata”, – thotë i vëllai.

Vëllai i tij, zbulon për Top Story detaje të pathëna lidhur me atë që mund të ketë ndodhur. Ai zbulon se nipi i Gëzimit, Agron Mollaj, i zhdukur në të njëjtën mbrëmje, ka qenë i përfshirë në një konflikt të hershëm.

“Para 20 vitesh, në një klub, kanë qenë vrarë nja dy persona, dhe dyshojmë se ato mund ta kenë bërë këtë lojë”, tha i vëllai.

Mes zonave ku është kërkuar për gjetjen e Gëzimit dhe nipit të tij Agronit, ishte edhe Dobraçi…

“Në Dobraç i kanë prerë përpara, i kanë këputur kamerat e sigurisë… edhe dritat… në atë kohë e kanë bërë veprimin ato banditët”, tha i vëllai.

Dyshimet janë se këta dy persona, pra Gëzimi dhe nipi i tij Agroni, janë vrarë për shkak të përplasjeve mes fiseve Lici dhe Bajri.

“Banorët e zonës kanë qenë aty, nuk flasin asnjë. asnjë nuk flet… kanë frikë…”, tha i vëllai.

Familja e Agron Mollajt nga Dobraçi, ka marrë kërcënime edhe pas zhdukjes së tij. Djali 19-vjeçar i Agronit, ka kërkuar ndihmë nga kryetari i shoqatës së “Misionareve të Paqes dhe Pajtimeve të Shqipërisë”.

Është takuar me mua, më tha që: “Më kanë njoftuar dhe mua se do të kesh fatin e babës dhe dua të largohem”. I bëra letrën se si rrezikohet jeta në Shqipëri, dhe me sa di unë është larguar nga ky vend”, – tha për Top Story Nikollë Shullani, Shoqata e Pajtimit të Gjaqeve.

Tags: dajëdobracnipShkoder

TË LIDHURA

Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks i madh në doganën e Kapshticës
Aktualitet

Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks i madh në doganën e Kapshticës

22:05 | 09/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë
Aktualitet

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Braçe: Para të pista çdo ditë/ Debat me Shehajn, reagon Balla
Politikë

Braçe: Para të pista çdo ditë/ Debat me Shehajn, reagon Balla

21:03 | 09/04/2026
Next Post
NATO gati për luftë me Rusinë! Ja si mund të shmanget konflikti

NATO gati për luftë me Rusinë! Ja si mund të shmanget konflikti

Moti surprizon sërish. Ja sa do të shkojnë temperaturat për sot

Moti surprizon sërish. Ja sa do të shkojnë temperaturat për sot

Ku janë 4 grupet kriminale në Shkodër, për të cilën foli Xhafaj?

Ku janë 4 grupet kriminale në Shkodër, për të cilën foli Xhafaj?







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse

by mirseda
22:39 | 09/04/2026
0

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar një armëpushim të Pashkëve ortodokse me Ukrainën, sipas një deklarate të...

Pas deklaratës së Netanjahut për paqe, Izraeli nis sulme të reja në Liban

Pas deklaratës së Netanjahut për paqe, Izraeli nis sulme të reja në Liban

22:33 | 09/04/2026
Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks i madh në doganën e Kapshticës

Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks i madh në doganën e Kapshticës

22:05 | 09/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Reuters: Trump po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Evropa mes tensioneve të NATO-s

Reuters: Trump po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Evropa mes tensioneve të NATO-s

21:24 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com