Kthjellimet dhe vranësirat kalimtare dominojnë në të gjithë territorin. Sipas meteorologëve, më të theksuara vranësirat në ekstremin verior dhe zonat veriperëndimore, por pa rrezikuar shira.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do te pësojnë rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale te ditës, duke luhatur vlerat ditore nga 10 në 28°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor, duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.